PD dënon sulmin terrorist në Barcelonë: Lutjet tona për familjet e viktimave

0
133

Partia Demokratike ka dënuar sulmin terrorist të mbrëmjes së djeshme në Barcelonë, Spanjë, ku kanë humbur jetën 14 persona dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur.

“Sulmi terrorist që goditi Barcelonën dhe shkaktoi 14 viktima të pafajshme dhe dhjetëra të lënduar është një agresion burracak ndaj vlerave të botës demokratike.

Lutjet tona shkojnë pranë viktimave, familjeve të tyre dhe të lënduarve.

Partia Demokratike është në këto momente të vështira solidare me popullin dhe autoritetet spanjolle dhe shpreh vullnetin e palëkundur se do te jemi përherë në krah të aleatëve tanë në mbrojtjen e vlerave të paqes e lirisë”, thuhet në deklaratën e PD.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here