Kërkohen 11 vjet burg për shqiptarin që dërgoi bombën si dhuratë me shishen e verës

0
126

Prokuroria Federale e Zvicrës ka kërkuar që i akuzuari në procesin e “pakos me bombë” të dënohet me 11 vjet burg. Veprat penale të cilat i ngarkohen shqiptarit J.Ll. 41 vjeçar nga Maqedonia dhe me shtetësi zvicerane janë: tentim vrasjeje të shumëfishtë dhe shkelje e ligjit mbi armëmbajtjen, shkruan sda.ch.

Në pldeoajenë e tij të mbajtur para Gjykatës Federale Penale në Bellinzona, prokurori ka konstatuar se në rastin që po gjykohet janë përmbushur të gjitha kriteret e veprës tentimvrasje e shumëfishtë, transmeton albinfo.ch. Sipas tij, i akuzuari ka vepruar në mënyrë perfide dhe të pabesë. Ai, pas dërgimit të paketës me bombë brenda, nuk ka pasur më ndikim në bombën e përmendur. Ai po ashtu nuk e ka ditur se kush do ta hapë paketën saktësisht. Kështu, për të gjithë njerëzit në një rreze prej 9 metrash rreth saj, bomba do të kishte efekt vdekjeprurës. Ndërsa fakti pse fitili i bombës nuk është ndezur, ëstë një rastësi, ka vazhduar prokurori.

I akuzuari duhet të dënohet edhe për armëmbajtje dhe municion pa leje. Për këto, sipas prokurorit ai duhet të paguajë një gjobë me kusht prej 60 njësish ditore nga 90 franga.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here