FOTO/ Priten 6 anije në portin e Durrësit me grurë, melaminë dhe xhama

0
171
Në kalatat e portit të Durrësit gjatë fundjavës priten 6 anije tregtare, me afro 16.500 ton mallra dhe 20 kontejnerë. Nga Qendra e Informacionit mësohet se tre anijet e para me grurë dhe kontejnerë do të ankorohen në kalatat 1, 5 dhe 6 gjatë ditës së sotme, ndërsa tre të tjera të ngarkuara me grurë, melaminë dhe xhama do të mbërrijnë në port ditën e diel.

Sipas të njejtave burime, 3 nga 6 anijet e parashikuara për tu ankoruar gjatë kësaj fundjave janë të ngarkuara me 11.254 ton grurë gjithsej, ndërsa nga tre anijet e tjera do të shkarkohen 2786 ton melaminë me paleta, 2376 ton xhama në arka dhe 20 kontejnerë.

Në Terminalin e Udhëtarëve pritet të mbërrijnë sot 4 tragete me udhëtarë, autovetura dhe mallra nga Bari, si dhe një traget nga Ankona.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here