Arsyet pse duhet të konsumoni avokado!

0
155

Traditë e Amerikës së Jugut, ky frut tashmë ka pushtuar supermarketet e gjithë botës. Përpos shijes, që pasuron shumë menu (që nga sallata me pulë, deri tek tosti me proshutë dhe domate) ka shumë përfitime për organizmin. Cilat?

Mes të tjerave ngadalëson plakjen, ul kolesterolin dhe i shërben zemrës së shëndetshme. Parandalon Alzaimerin, ndihmon shërimin e depresioneve, ka fuqi anti grip dhe është e shkëlqyer për flokët e thatë.

Avokadot janë plot me magnez dhe kalium, të dy shërbejnë për të balancuar tensionin e gjakut. Përsa i përket magnezit, përmban më shumë se sa 20 tipe të tjera frutash, përfshirë bananen, kivin dhe luleshtrydhet.

Ka plot 10 gramë fibra në një avokado të përmasave mesatare.

Yndyrnat e mira të avokados ndihmojnë organizmin të përthithë më mirë karotenoidet dhe të tresë yndyrnat e këqija. Një shembull? Kur avokado përfshihet në sallatë, përthithja e beta-karrotenës së karrotës rritet afërsisht 14 herë, ndërsa ajo e alfa-karrotenës në sallatë rritet më shumë se katër herë.

Avokado nuk është vetëm ushqim. Një avokado mund të jetë një hidratues i shkëlqyer, kuron të djegurat duke parandaluar irritimin e lëkurës, dhe deri në ngadalëismin dhe eleminimin e rrudhave. Maska perfekte? Përzieni mjalt, kos dhe një avokado e pastaj vendoseni në fytyrë.

Nëse e hapni dhe e mbani në frigorifer, oksigjeni mund ta transformojë në ngjyrë kafe. Për të evituar këtë gjë, sekrtei është ti vendosësh sipër pak gëlqere dhe lëng limoni, që ngadalëson oksidimin.

Vitaminat e avokados

Është plot me vitamina, në veçanti përmban shumë A dhe D. E dhe K dhe ato të grupit B. Për çdo 100 gramë produkti 19% janë yndyrna, 7% sheqerna dhe 2% proteina. Ka shumë të mira përsa i përket energjisë. Përmban 230 kalori për çdo 100 gramë tul.

Të mirat kryesore të avokados vijnë nga fakti që është e pasur me acid yndyror lioleik dhe omega 3. Bëhet fjalë për yndyrnat e mira, që ndihmojnë në tretjen e kolesterolit.

Avokado ngadalëson plakjen e qelizave. Mes antioksidantëve është vitamina A dhe vitamina E. Për presencën e tyre, avokado hyn mes ushqimeve më të mira antitumorale.

Duke qenë e pasur më vitaminë D, ndihmon në tretjen e kalçiumit, duke reaguar ndaj osteoperozës dhe artritit. Njihet më së miri fuqia e avokados për gjendjet e të ftohtit dhe gripit.

Lexo më shumë në: http://kosovarja.al/shendetesi/

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here