Alarmante/ Zjarr i përmasave të mëdha në aksin Fier-Levan, bllokohet qarkullimi i mjeteve

0
188

Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë pasditen e sotme në Levan të Fierit, ndërsa flakët kanë arritur në rrugën kryesore Fier-Levan, duke bllokuar qarkullimin e mjeteve që lëvizin në të dyja kahet.

Si pasojë e zjarrit është djegur një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, ndërsa për shkak të flakëve dhe tymit, automjetet e kanë të pamundur të qarkullojnë.

 Nuk dihen ende shkaqet dhe motivet e zjarrit. Forca zjarrfikëse në vendngjarje dhe policia po punojnë për shuarjen e flakëve dhe normalizimin e qarkullimit të mjeteve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here