VIDEO/ Familja shqiptare dëbohet nga vendi, gjermanët e përcjellin mes lotëve

0
227

Është mbrëmja e së hënës (13 gusht 2017). Disa policë kanë mbërritur në Kirchbarkau, distrikt në Schlesëig-Holstein të Gjermanisë.

Duan të marrin një familje shqiptare të përbërë nga 6 anëtarë. Ata do të dëbohen dhe do të kthehen në Shqipëri.

Fëmijët hipin në makinë duke qarë, gruaja dhe burri përshëndesin me dorë miqtë dhe fqinjët të cilët kanë dalë t’i përcjellin. Sytë i mbushen me lot.

Ndërsa po hyjnë në makinë miqtë i japin lamturimën duke kënduar “Amazing Grace”.

Policia nuk i lejon as të takohen për tu përshëndetur prandaj kjo është e vetmja mënyrë.

“Schlesëig-Holstein magazine” është një progam televiziv që transmetohet në kanalin gjerman NDR, që i ka kushtuar emision pikërisht familjeve shqiptare të cilat edhe pse integrohen mjaft mirë në shoqërinë gjermane dëbohen.

Urdhri për të deportuar familjen ka ngjallur zemër në distriktin e Kreis Plön.

Zyra e Emigracionit e qarkut nuk ka pritur vendimin e komisionit që po shqyrtonte dosjen e familjes e cila kishte mbërritur në Gjermani rreth vitit 2014/ 2015.

“I ati dhe nëna e tyre kishin pasur kërcënime kriminale në atdhe” shkruhet në ndr.de.

Me të mbërritur në Gjermani ata u vendosën në këtë distrikt dhe ishin integruar mjaft mirë.

Të gjithë flisnin gjermanisht. I ati punonte, njëra prej vajzave po arsimohej ndërsa fëmija i vogël nuk flet asnjë fjalë shqip.

Familjes C. i është refuzuar aplikimi për azil. Çështja po ndiqej në rrugë ligjore nga një avokat në Komisionin Social.

Një ngatërresë në adresën e emailit bën që çështja e tyre të mos shqyrtohet.

Tashmë dosja do të shqyrtohet nga një tjetër organ më i lartë por kjo nuk e ndihmon familjen, e cila të martën është kthyer në Shqipëri.

Në Ministrinë e Brendshme në Kiel shprehet keqardhje për rastin. Por sipas legjislacionit dëbimi quhet i ligjshëm.

Integrimi i përsosur i familjes në shoqërinë gjermane duhej të ishte marrë parasysh nga zyra e emigracionit” citohet të thotë një zyrtare, Jasmine Azazmah.

Pamjet që tregohen në reportazh janë vërtet prekëse. Familje shqiptare e cila integrohet mjaft mirë në shoqërinë gjermane, e megjithatë deportohet. Banorët e këtij distrikti janë të indinjuar, qajnë dhe lëshojnë kritika të forta ndaj autoriteteve.”Mesa duket një dëbim i tillë nuk duhej të ishte bërë” thuhet në reportazh.

https://youtu.be/6Gada2_RESw

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here