FOTO/ Shpëtohen nga mbytja 4 turistë në Ksamil. Kishin mbetur në mes të detit

0
170

Katër persona janë shpëtuar nga mbytja në detin Jon, në zonën e Ksamilit. Burime nga policia thanë se rreth orës 17:00, shtetasi me inicialet K. Sh., ka kërkuar ndihmën e Policisë Kufitare, se tek Ishujt e Ksamilit, ndodhej me një mjet detar tip pedalon, me 3 persona të tjerë, dhe mjetit nuk i funksiononin pedalet pasi i ishin bllokuar.

Menjëherë në ndihmë të tyre ka shkuar Patrulla e Stacionit të Policisë Kufitare në Ksamil me mjetin lundrues ku ka kontaktuar me personat me pedalon duke u dhënë ndihmën e nevojshme dhe duke i shoqëruar në breg pa probleme.

Shtetasit K.Sh, O.Xh, M.B dhe E.P, iu dha ndihma nga ana e Policisë Kufitare janë këshilluar që të tregojnë kujdes kur marrin mjete lundruese në përdorim.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here