Dorëheqjet e ministrave teknikë, reagon Tritan Shehu: Morën fund spekulimet e ‘kukuvajkave’ dhe ‘orakujve’

0
135

Tritan Shehu, deputeti i zgjedhur i PD-së është i pari zë nga Partia Demokratike që është shprehu menjëherë pas dorëheqjeve të ministrave teknikë të PD nga qeveria “Rama” duke deklaruar se ky akt qe edhe “fundi i një spekullimi ‘kukuvajkash’ ndaj PD-së.”

“Do të largohen apo jo ministrat teknikë të PD-së nga qeveria? Do të ketë koalicion PD – PS apo ndonje prej tyre do të vazhdojë në qeverinë “Rama 2”!? – shkruan Shehu sot në Fb duke vërejtuar se këto “ishin “fantazite” e kësaj vere duke i shtuar edhe dilemën e fabrikuar për koalicionin PD- LSI!”

Sipas Shehut, “shumica e këtyre zërave “të shqetësuar”, veçse tentuan të përhapin një mjegull për PD, të krijojnë konfuzion me atë e brenda saj, apo ta kompleksojnë edhe për vendimet e së ardhmes.

Besoj se tashmë, mbas dorëheqjes formale dhe deklaratave dinjitoze të ministrave, ka ardhur koha që këta “orakuj” së paku të heshtin, për t’i lënë vendin të vërtetës dhe realitetit.

PD, siç është deklaruar, do të jëtë epiqendra e opozitës tonë, në mbrojtje të shtetit ligjor, qytetarit të lirë e vlerave europiane e perëndimore.

E gjithë ecuria e kësaj periudhe tregoi veçse se PD dhe Basha dinë të respektojnë institucionet, shtetin shqiptar (pavarësisht kush qeveris), impenjimet , edhe nëse pala tjetër nuk e bën këtë gjë, duke dhëne kështu një shembull përgjegjëshmërie e transparence.

Kjo është një tjetër premisë për një opozitë të vërtetë, e domosdoshme kjo për vendin e rrugën e tij të integrimit, në këto momente shumë të vështira për atë e të ardhmen tonë, ndoshta edhe historike.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here