Digjet ‘Audi’ i pronarit të autobuzave në Vlorë, Policia: E qëllimshme

0

Një makinë është djegur në mesnatë tek Uji i Ftohtë në Vlorë. Audi ishte në pronësi të pronarit të një kompanie autobuzash, A.Rr dhe sipas Policisë, zjarri ishte vendosur me qëllim.

Njoftimi i Policisë së Vlorës:

Më datë 17.08.2017 rreth orës 2:55 Salla Operative njoftohet nga një telefonatë se në lagjen ”Pavaraia”, ka marrë flakë një automjet.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe nga verifikimi paraprak i kryer prej tyre ka rezultuar se ka qënë duke u djegur mjeti tip ”Audi”, në pronësi të shtetasit A.Rr, pronar i një shoqërie autobuzash.

Mjeti ka qënë i parkuar, dhe është djegur në pjesën e përparme të motorrit.

Nga hetimet e policisë rezulton se mjetit i është shkakëtuar zjarrvënie e qëllimshme nga persona ende të paidentifikuar.

Grupi hetimor po vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes si edhe për zbulimin, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Lini nje pergjigje