Tiranë/ 39-vjeçari rreh gruan dhe vajzën e mitur , telefonata që bëri policinë të ndërhynte në kohë (Emri)

0
155

Një 39- vjeçar është arrestuar dje nga policia pas denoncimit për dhunë nga bashkëshortja për dhunë në familje. Sipas denoncimit të së shoqes, Alban Balla ka shkuar në shtëpi në gjendje të dehur dhe ka nisur të debatojë ashpër me gruan. Sipas deklarimeve të të dëmtuarës D. Balla, 31 vjeçe, bashkëshorti kohët e fundit sa herë që konsumonte alkool, sillej në të njëjtën mënyrë me të.

 

 

Madje kishte nisur të ushtronte dhunë fizike e psikologjike edhe ndaj vajzës së tyre 13- vjeçare. Bashkëshortja njoftoi menjëherë policinë duke njoftuar se 39-vjeçari mbante dhe një armë në shtëpi.

Menjëherë drejt vendngjarjes janë nisur shërbimet e Komisariatit nr.3 që kanë arritur të neutralizojnë 39-vjeçarin që po ushtronte dhunë ndaj familjarëve.

 

Bashkëshortja dhe vajza e 39-vjeçarit kanë deklaruar episodin e dhunës, duke bërë edhe kallëzim me shkrim për ngjarjen. Nga ana tjetër, Policia tha se veç akuzës për dhunë në familje, Alban Balla akuzohet edhe për armëmbajtje pa leje.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e tij, u gjet dhe u sekuestrua një armë gjahu sportive, tip “Kralmagnum” me 38 fishekë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here