Sherr në Ksamil, pronari i dhomave me qera rreh pushuesit

0
189

 Ksamili ka qenë padyshim kryefjala e këtij sezoni veror, jo vetëm për plazhin por edhe për ngjarjet e njëpasnjëshme, duke filluar që nga plasja e tubacioneve të ujërave të zeza dhe deri tek sherret e çuditshme. Policia e Sarandës këtë herë ka raportuar një tjetër konflikt, që ka ndodhur për arsye ende të paqarta.

 

 

Policia ka proçeduar në gjendje të lirë shtetasit me inicialet S.Sh., 55 vjeç dhe A.Sh., 19 vjeç, te dy banues në Ksamil.

Kjo pasi më datë 14.08.2017, në njërën nga banesat e tyre të cilët e jepnin me qera, janë konfliktuar për motive të dobëta dhe kanë ushtruar edhe dhunë fizike ndaj shtetasve A.T., dhe F.Xh., (pushues në banesën e dhënë me qera). Nuk dihet ende motivi i sherrit.

Materialet janë referuar në Prokurori në ngarkim të tyre për veprën penale ”Dëmtime të tjera me dashje”.

Dje u raportua se pronarja e një restoranti në Ksamil ishte konfliktuar me kamarierin dhe vëllezërit e saj e kishin dhunuar keq këtë të fundit.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here