Horoskopi për ditën e sotme, 15 gusht 2017

0
217

Dashi 21 Mars – 20 Prill
Nëse po shqyrtoni mundësinë për një udhëtim, për argëtim apo për punë, mos u ktheni mbrapa. Parashikohen përvoja shumë interesante në vijim! Mund të pasuroni bagazhin tuaj kulturor me njohje dhe njohuri të reja. Do ia kaloni vërtet shumë mirë.

 

 

Demi 21 Prill – 20 Maj
Mos u hidhni shumë përpjetë nëse nuk doni të rrezikoni të rrëzoheni! Duhet të qëndroni me këmbë në tokë dhe të mos përfshiheni në aventura tepër të rrezikshme. Mendoni për pasojat e veprimeve që kryeni, e do të shmangnit rrezikun për ta pësuar.

Binjakët 21 Maj – 21 Korrik
Kujdes nga kokëfortësia, sepse mund të sjellë gjëra të pakëndshme. Më mirë të udhëhiqeni nga dikush që ka më shumë përvojë se ju. Përvoja ju mëson, por nëse nuk jeni të sigurt për diçka njëqind për qind, nuk duhet as ta provoni.

Gaforrja 22 Korrik – 22 Qershor
Nëse në të kaluarën keni marrë një ndihmë të papritur, tani është koha ta ktheni favorin pa u tërhequr mbrapsht. Në fund edhe ju do të shpërbleheni. E rëndësishme është t’ia nisni mbarë: nganjëherë gatishmëria vlen më shumë se çdo gjë tjetër.

Luani 23 Qershor – 23 Gusht
Sot do të vini në jetë ide nismëtare. Jeni të palodhshëm, të aftë për të punuar pa u ndalur. Nganjëherë, megjithatë, nuk e kuptoni që e tejkaloni masën. Një ofertë pune duket shumë premtuese. Çfarë prisni për ta pranuar? Mos humbni kohë!

Virgjëresha 24 Gusht – 22 Shtator
Ata që varen nga ju e nuk e bëjnë punën e tyre ashtu siç prisni, qortojini, por pa e bërë të madhe. Nuk keni arsye përse ta bëni. Më mirë ua thoni gjërat siç janë, pa shumë lojra fjalësh, në mënyrë të qartë, të drejtpërdrejtë dhe të saktë.

Peshorja 23 Shtator – 22 Tetor
Shfrytëzoni favorizimin që planetët kanë rezervuar për ju për të zmadhuar dhuntitë tuaja dhe të përdorni çdo mënyrë për të vënë në vijë punët tuaja. Nganjëherë nuk duhet të lodheni shumë për të rënë në sy, mjafton të zgjidhni me kujdes mundësinë më të mirë.

Akrepi 23 Tetor – 22 Nëntor
Keni të bëni me çështje të brendshme dhe familjare të pazgjidhura, dhe mund ta shfaqni më shumë sesa duhet nervozizmin. Përpiquni ndërkaq të jeni i mirëkuptueshëm. Mund të gjeni gjithmonë një pikë të përbashkët dhe të arrini kështu në një kompromis me të gjithë.

Shigjetari 23 Nëntor – 21 Dhjetor
Planetët do të bëjnë që sot të ndiheni më materialistë se zakonisht. Por fatmirësisht, pozicionimi i Uranit do t’ju ndihmojë të çlironi fantazinë. Ndoshta zgjedhja që do të bëni nuk është ajo që pritej nga ju: po përdorni imagjinatën.

Bricjapi 22 Dhjetor – 20 Janar
Një ditë pa shumë bujë. Nëse mendoni se meritoni më shumë, nuk i keni bërë llogaritë me ata me të cilët duhet të ndani meritat. Në fund do të dini si ta menaxhoni situatën, pasi nuk doni që të dilni keq.

Ujori 21 Janar – 19 Shkurt
Ndryshime të shpejta dhe pozitive, falë bashkëveprimit të Diellit me Hënën, që ju favorizojnë. Në vazhdën e vendimeve të marra, popullariteti juaj do të pësojë rritje. Pak krijimtari dhe fantazi në profesion do t’ju sjellin vlerësimin e një eprori.

Peshqit 20 Shkurt – 20 Mars
Dilni nga kllapia dhe veproni menjëherë, nëse nuk doni të ngelni mbrapa. Gjë që nuk është kushedi se çfarë, zakonisht. Për të gjetur çelësin e problemit, nevojitet që të keni qetësinë e duhur mendore dhe të mos shpejtoni.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here