George Soros ka interesa në naftën shqiptare

0
317

Miliarderi amerikan George Soros, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me kryeministrin Edi Rama ka interesa financiarë në naftën shqiptare. Zbulimi është bërë nga Kohelet Policy Forum, një institut kërkimor mjaft i njohur izraelit.

Dokumentet e bëra publike nga Kohelet Policy Forum, zbulojnë se Soros është aksioner në kompaninë San Leon, e cila ka fituar nga qeveria shqiptare kontratën për kërkim nafte në Bllokun e Durrësit, një nga blloqet më të mëdha të naftës në vend.

Blloku i Durrësit përfshin një sipërfaqe prej 4200 kilometra katrorë, që shtrihet midis Kepit të Otrantos dhe gadishullit të Karaburunit.

Në vitin 2015, me firmë të kryeministrit Edi Rama, kompanisë San Leon ju miratua leja e ndërtimit për dy puse, Zverneci 1 dhe 2 të gjendur në zonën e Nartës në Vlorë. Edhe pse deri tani, kompania nuk ka bërë asnjë shpim, ajo vazhdon të ketë të drejtën ekskluzive të kërkimit në bllokun më të madh të naftës në Shqipëri.

San Leon

San Leon Energy është një kompani me qendër në Dublin të Irlandës. Ajo ka asete në disa shtete të ndryshme, përfshirë Shqipërinë, Francën, Irlandën, Nigerinë, Poloninë dhe Marokun.

George Soros kontrollon një pjesë domethënëse të San Leon përmes kompanisë së tij Quantum Partners, një fond privat investimesh i zotëruar tërësish nga familja Soros. Sipas të dhënave të bëra publike nga Instituti izraelit Kohelet Policy Forum në vitin 2010 Soros ishte aksioneri më i madh i San Leon me 20 për qind të kuotave, ndërsa në fund të vitit 2016 pjesa e tij rezulton të jetë 8.52 për qind.

San Leon ka fituar liçencen ekskluzive të kërkimit në Bllokun e Durrësit që në vitin 2004. Por kompania nuk ka kryer investimet e parashikuara në kontratë. Ndonëse në vitin 2013 asaj duhet t’i ishte liçensa për mospërmbushjen e kontratës, kjo jo vetëm që nuk ndodhi, por në vitin 2015 kompanisë ju dha leja e ndërtimit për pusin Zvërneci 1 dhe 2.

Soros

George Soros është një figurë kontroversiale në arenën politike ndërkombëtare. Miliarderi amerikan me origjinë Hungareze konsiderohet si një nga spekullatorët më të mëdhënj të tregjeve, por më së shumti ai njihet për ndërhyrjet politike, veçanërisht në vendet në zhvillim duke favorizuar forcat e majta politike, përmes fondacionit të tij Soros.

Në Shqipëri, opozita ka kërkuar shpalljen non grata të George Soros, pasi fondacioni i tij ishte hartuesi i draftit fillestar të reformës në drejtësi, që praktikisht e vinte sistemin e drejtësisë në varësi direkte të kryeministrit Edi Rama.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here