Vetitë kuruese të kumbullës

0

Edhe pse kumbullat më së shumti përdoren për xhem, ato rekomandohet që të konsumohen të freskëta, pasi që kanë përbërës të fuqishëm anti-oksidues në mesin e pemëve.

Loading...

Ato janë jashtëzakonisht të përshtatshme për zorrët, pasi që nxisin tretjen dhe përshpejtojnë metabolizmin, transmeton KosovaPress.

Ndikimi i kumbullave në shëndet është jashtëzakonisht i madh dhe paraqesin faktorin kryesor për parandalimin e sëmundjeve, sidomos në uljen e kolesterolit.

Mjekët rekomandojnë për konsum pesë deri në gjashtë kumbulla në ditë, tri deri katër herë në javë, ndërsa personat e prekur nga diabeti duhet të konsumojnë në sasi më të vogla, varësisht nga niveli aktual i sheqerit në gjak.

Loading...

Lini nje pergjigje