VIDEO/ Operacion policor në rrugën e Rinasit, ndalohet makina e mbushur me drogë, arrestohet shoferi

0
159

Krujë, finalizohet operacioni antidrogë i koduar “Next”.Sekuestrohen 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike, një automjet dhe 2 aparate celularë. Policia arreston poseduesin e tyre.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Seksionin e Forcës së posaçme të operacioneve speciale, në bazë të informacioneve të siguruara në rrugë operative se një shtetas transportonte në kryeqytet sasi të konsiderueshme lënde narkotike duke përdorur automjetin e tij, organizuan dhe zhvilluan operacionin antidrogë të koduar “Next”,.

Si rezultat i operacionit u bë i mundur arrestimi në flagrancë i shtetasit A.M, 35 vjeç, banues në fshatin Nuaj, Njësia Administrative Cudhi, Krujë.

Ky shtetas më datë 12.08.2017, është konstatuar duke lëvizur me automjetin e tij tip “Mercedez” në aksin rrugor Fushë Prezë – Rinas dhe është ndaluar nga shërbimet e policisë në fshatin Ahmetaq, ku gjatë kontrollit fizik të ushtruar në automjet janë gjetur qese plastike të mbushura me lëndë narkotike e dyshuar Cannabis Sativa.

Në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar:

– 43 kilogramë e 550 gramë lëndë narkotike e dyshuar e llojit Cannabis Sativa.

– Automjeti tip “Merecedez”.

– 2 aparate celularë.

Materialet u referuan pranë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasit të lartpërmendur për veprën penale ” Prodhim dhe shitje të narkotikëve”, parashikuar nga neni 283/1 i Kodit Penal.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here