Dy aksidente me vdekje sot, Policia jep një udhëzim të posaçëm për shoferët dhe dasmorët

0
206

Policia Rrugore njoftoi sot se që në orët e para të mëngjesit në aksin rrugor Lezhë – Shkodër dhe në atë Peqin – Elbasan , kanë ndodhur dy aksidente me pasojë 2 viktima , ku njëri prej të tyre, fëmijë 11 vjeçe. Përveç aksidenteve të mësipërme, janë regjistruar këtë mëngjes edhe aksidente të tjera, me pasojë plagosje si dhe vetëm me dëme materiale.

Në ndodhjen e aksidenteve përveç kushteve të këqija të motit, ndikim ka patur sjellja e drejtuesve të mjeteve si humbja e kontrollit, tejkalimi i shpejtësisë dhe mospërdorimi i rripave të sigurimit

Sa më sipër , Policia Rrugore këshillon drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes maksimal gjatë udhetimit: – Të ruajnë kontrollin e mjetit dhe të kryejnë manovra të sigurta – Të qarkullojnë me shpejtësi konform segmentit rrugor dhe sinjalizimit përkatës – Të përdorin rripat e sigurimit në mjete, kaskot mbrojtëse në motorrçikleta – Të mos përdorin aparatet celulare gjatë drejtimit të mjeteve – Të mos përdorin pije alkoolike në rast drejtimi të mjeteve – Të bëjnë kujdes me këmbësoret që kryejnë kapërcimin e rrugës jashtë rregullave të qarkullimit rrugor. -Karvanet me makina të dasmorëve të respektojnë rregullat e lëvizjes, të mos parakalojnë, dasmorët të mos dalin nga dritaret pasi bëhen burim aksidenti.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here