Vitamina B3 mund të ul rrezikun e abortit

0
124

Hulumtuesit australianë zbuluan se marrja e vitaminës B3 gjatë shtatzanisë mund të zvogëlojë rrezikun e problemeve të lindjes dhe të abortit.

Në një hulumtim 12 vjeçar të realizuar në Institutin e Hulumtimeve “Victor Chang Cardiac” në Sidnej, zbulohet se marrja e vitaminës B3 gjatë shtatzanisë e cila njihet si “niasin”, mund ta ul rrezikun e problemeve gjatë lindjes dhe të abortit.

Shkencëtarja e gjenetikës zhvillimore Sally Dunwoodie thotë se së pari kanë gjetur ndërlidhje mes të koenzimës Nikotinamide Adenine Dinucleotide (NAD) me problemet e lindjes dhe që më pas kanë filluar të punojnë në lidhje me këtë, transmeton AA.

Shkencëtari i gjenetikës në spitalin e fëmijëve në Melburn, David Amor thotë se kanë zbuluar që mungesa genetike e NAD-it shkakton problem në lindje.

Dunwoodie dhe ekipi e saj gjetjet e tyre i testuan tek minjtë. Te minjtë shtatzënë NAD-ëve të të cilëve i është shkaktuar mutacioni gjenetik është parë që kanë abortuar ose që tek pasardhësit e tyre kishte probleme të lindjes, kurse tek pasardhësit e atyre që iu është dhënë vitamina B3 kishin lindur në mënyrë të shëndoshë.

“Kjo mund të jetë një nga gjetjet më të mëdha në historinë e mjekësisë pas acidit folik për shtatzënat”, thotë Dunwoodie.

Rezultatet e hulumtimit u publikuan në revistën “The New England Journal of Medicine”.

Vitamina B3 ndodhet më së shumti në mish, peshk, qumësht, vezë, perime me gjethe jeshile dhe në fasule.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here