Konflikti në Fushë-Arrëz/ E shohin në qytet, dy vëllezërit qëllojnë me armë mbi të riun

0
285

Një konflikt me armë ka ndodhur në Fushë-Arrëz, ku dy vëllezër kanë qëlluar ndaj një bashkëqytetari të tyre por fatmirësisht pa të lënduar.

 

 

Gazetari Armir Mehaj raportoi për “BalkanWeb”, duke iu referuar policisë se shtetasit Bledar e Bardhok Gjini kanë qëlluar për të trembur Eduart Gjinaj.

Mes këtyre personave ekziston një konflikt prej një viti. Tre net me pare të rinjtë janë përplasur me mjete të forta dhe personat e përfshirë ne sherr kanë marrë mjekime në urgjencën e Pukës.

Në lidhje me këtë ngjarje, policia një ditë më parë ndaloi Eduart Gjinajn. Pas shoqërimit prokuroria nuk ka vlerësuar arrestin me burg dhe Gjinaj ka dalë nga qelia.

Teksa sot kanë parë në rrugët e qytetit Eduart Gjinaj, vëllezërit Eduart e Bardhok Gjinaj kanë qëlluar me armë. Forca të shumta policie kanë shkuar në vendngjarje dhe po punohet për arrestimin e autorëve.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here