Lali Eri më dërgoi një falënderim

0

Sikur të mos mjaftoj fakti që e shoh çdo ditë, tre herë sa në një televizion në një tjetër, herë me veshjen e Batman e herë me të Micki Mouse, Lali Eri më dërgoi një falënderim. Letra ishte e mbështjeëll bukur me logon e Bashkisë së Tiranës dhe e shkruar me stil kryeministror. Fillimisht mendova, se mos Lali ka marrë vesh se jemi familje arsimtarësh dhe na ka dërguan falënderimet e tij për ne si çift, për shërbimin e prej më shumë se 40 vitesh në fushën e e edukimit. Po jo Lali e kishte gjetiu qëllimin, fisnik doemos.

Të na bënte të ditur një gjë që nuk e dinim dhe nuk e kishim mësuar ende: Sukseset e punës së tij në krye të Bashkisë së Tiranës

Kryetari i Bashkisë kishte marrë mundimin të na tregonte se 25 qershor, ne populli i kishim dhënë me votën tonë, besimin për të transformuar Tiranën. Natyrisht që ju do mendoni se ka lajthitur pak, pasi në 25 qershor u zhvilluan votime për zgjedhjet e përgjithshme dhe jo ato vendor. Ju mund të mendoni kështu, por ndërkaq që Lali ka tjetër ide e vizon. Duke perifrazuar një parullë të vjetër, ai e ka në rregull kur thotë se zgjedhjet e 25 qershorit ja shtuan edhe më shumë besimin, pasi “kur themi Veliaj nënkuptojmë Rama e kur themi Rama, nënkuptojmë Veliaj”. Gjithashtu Lali Eri na bën të ditur se “si vazhdon punën natën, ditën, në shi, breshër”, diell etj. Nëse kjo është e vërtetë, dikush duhet t’i thotë Lalit, se duke i lënë punonjësit në pikën e diellit, duke i marrë në punë, edhe ditët e pushimeve ka konsumuar vepër penale, nga trafikimi deri tek skllavërimi i punonjësve në varësi të tij. Por kjo nuk ka pikë rëndësie për Lalin, para fitores së zgjedhjeve nga Rama. Sipas Lalit do të rigjallërohen (kupto do të rilindin) Piramida, Parku i Madh i Liqenit dhe Kopshti Zoologjik. Kopshtin Botanik, ose e ka lënë si hapësirë ndërtimi ose e ka si plan për mandatin tjetër. Po ajo që më tërhoqi më shumë janë tre shkollat e reja që ka ndërtuar Lali dhe 17 të tjerat që do të ndërtoj.

Do thotë dikush: Epo shumë mirë bënë, pse duhet ta kritikosh edhe këtë

Nuk ka asnjë dyshim se hapja e 20 shkollave, do të ishte një arritje e madhe për Tiranën, e cila, duhet të ishte përshëndetur. Por ka disa pikëpyetje, të cilat, nuk më bëjnë shumë entuziast. Më datë 26.05.2015, Erjon Veliaj duke folur me një grup mësuesish e drejtuesish të shkollave në qytetin e Tiranës është shprehur: “Të mos bëhemi pjesë e përbaltjes. Është bërë shumë politikë me shkollat por nuk është gjetur ende një zgjedhje e saktë për to. Tirana është qyteti i 1 milionë banorëve. Disa nga problemet që kemi janë a është cilësia e shkollës në Shëngjergj e njëjtë me cilësinë e Sami Frashërit? Unë them që jo. A ka sot të njëjtën cilësi një kopsht në Ndroq me një kopsht në Bllok? Unë them që jo. Kjo do të thotë që sfida më e madhe që ne kemi është si do zhduknim pabarazinë midis periferisë së re të Tiranës dhe qendrës. Sigurisht gjithmonë do ketë shkolla elitare, gjithmonë një kopsht do jetë më i mirë, por një pabarazi kaq e thellë nuk mund të ekzistojë. Prandaj dhe plani ynë ka qenë që në 4 vitet e para ne të kemi në total për t’iu shërbyer 1 milionë banorëve 100 kopshte dhe 200 shkolla. Është e vetmja mënyrë sesi ne mund të përballojmë fluksin e madh të territorit të Tiranës, ku të gjithë mundohen për t’iu dhënë fëmijëve të tyre një ofertë më të mirë strapacohen dhe shkojnë dhe i dyndin të gjithë në qendër të Tiranës”.

Pra Lali ka llogaritur që i duhen 100 kopshte 200 shkolla. Me një llogari të thjeshtë me ritmin që ka Bahskia e Turansë [për ndërtimin e shkollave, e prezantuar prej Lalit në letrën e falënderimit, do të duhen 10 dhjetë, që Lali të përmbush premtimin e bërë në zgjidhjet lokale të vitit 2015. Bëmat e Lalit nuk kanë të sosur. Paralelisht me letrën, duke inspektuar punimet në shkollën “Hasan Tahsini”,  deklaroi mesë të tjerash se  “do të transferonte mësues të mirë nga shkolla “e Kuqe” dhe “Fan Noli” dhe do t’i dërgonte tek shkolla “Hasan Tahsini”, me qëllim rritjen e cilësisë në mësidhënie. Ndonëse përmendi nëpër dhëmbë se do të “bashkëpunonte me Drejtoirsnë Arsimore Tiranë”, për këtë qëllim, Lali, harron se edhe në këtë rast ka shkelur ligjin me një deklarim të tillë. Ka një udhëzim të Ministrit të Arsimit dhe Sportit, për transferimet dhe lëvizjet paralele dhe nuk është Lali që vendos se kush ikën dhe kush ri nga mësuesit në një shkollë. Nuk është transferimi i mësuesve që sjell një mësim cilësor, as ndërtimi i objekteve të reja shkollore. Sigurisht që këto dy të fundit, janë komponentë të rëndësishëm, por jo domosdoshmërsiht e bëjnë një shkollë të suksesshme.

Një tjetër mungesë e rëndësime në letrën e falënderimit, ishte mirënjohja që duhet të shprehte Lali, për taksën e shkollës, që e paguajmë një më një, edhe pse me kushtetutë arsimi është falas. Pra shkollat me të cilat mburret Lali se ka bërë dhe do të bëjë, janë si rezultat i pagesës së taksës nga qytetarët e Bashkisë së Tiranës, që tani edhe më të shumtë në numër e ngrohin mirë qesen e këtij institucioni.

Ashtu si falënderonte donatorët (emrat e të cilëve nuk i mësuam kurrë), sa herë inauguronte një kopsht, Lali duhet të na falënderonte edhe ne popullin e urtë e punëtor, nikoqir e paqedashës, që sado na i shton taksat i paguajmë pa bërë zë. Por Lalit kjo i doli nga mendja se në çdo resht e fjali kish si qëllim, të na falënderonte për votën, që do t’i japi mundësinë të punojë sa më shumë në interes të tij, a më falni tonin, të popullit që e do aq shumë. Në këtë zheg, ku qyteti është mbërthyer nga i nxehti e rrugët nuk lagen as në mëngjes e as në darkë, Lali mund të na i kursente këtë tallje b…., që ai e quan falënderim. Po ashtu mund të kursente edhe letrën, ta kishte si forn rezervë në zgjedhjet e ardhme. Lali duhet të na dërgoj ndonjë letër ndjese për taksat që paguajmë rregullisht dhe era e mbeturinave gëlon, kazanët janë të hapur, qentë futën në pallat si kope për fresk dhe qyteti është më i ndotur se kurrë.

Duke qenë se edhe unë Lali nuk do të shkoj me pushime, zahmet e ke, që të mos më thërrasësh në punë vullnetar të shtunë e të diel, se nuk para e duroj shumë vapën. Për falënderime me ndërtim shkollash virtuale, jepi se ne jemi vendi ku gënjeshtrat e mëdha, zënë  më shumë vend se të vërteta e vogla. Gënjeshtra të mbara Lali.

Dr. Ndriçim Mehmeti

Lini nje pergjigje