Durrës/ Shkojnë të shërohen, por përvëlohen keq në spital

0
183

Një furrrë që vetëm avullon e nxjerr përvëlim. Ky është spitali i Durrësit në këto ditë të nxehta të ksaj vere. Këtu pacientët në nevojë, ata me trauma aksidentesh e çfarëdo lloj tjetër, dërgohen për të marrë mjekim, por mund të sëmuren akoma edhe më rëndë. Kjo është situata që po përndjek pacientët në spitalin e Durrësit. Në pikën më kritike të tyre është edhe stafi mjekësor pa përjashtim, i cili po përballet me fluksin më të lartë të pacientëve që shkojnë çdo ditë në urgjencë dhe në repartet e tjera.

Pacientët jo vetëm që ulërijnë nga dhimbjet që kanë, por dhimbja u shtohet dhe më shumë teksa temperaturat në spital janë mbi 40 gradë në çdo ambient të tij.

Në kushte ‘Saharaje’ puojnë edhe mjekët të cilët në të njëjtën kohë duhet të fshijnë djersët e në tjetrën të vizitojnë pacientët e t’u kryejnë shërbim.

Prej një muaj e gjysmë sistemi i kondicionimit nuk punon pasi është detektuar dhe në kushte mizerable pretendohet të shërohen pacientët dhe të shërbejnë mjekë e infermierë. “DurrësLajm” kontaktoi me nëndrejtorin e Spitalit Endri Shehu, i cili tha se deri tani është kryer dy herë procedura e tenderimit të blerjes së pajisjes së kondicionimtit, por tenderi ka dështuar. Pritet që tenderi të zhvilohet sërish për herë të tretë këto ditë, por edhe nëse nuk do të ketë kontestime, do të duhen 40 ditë kalendarike që të zhbllokohet fondi e të blehet apartuara e prishur.

40 gradë është temperatura jashtë në ambient të hapur, po kaq është edhe brenda në çdo ambient të spitalit, prej urgjencës ku paraqiten rreth 400 persona në ditë me trauma e probleme nga më të ndryshmet, mbi 40 gradë në dhomat ku janë shtruar pacientët që marrin mjekim të detyrueshëm, po kaq nxehtë e vapë është korridoreve ku presin  pacientët, në radhë, në sallat ku vizitohen nga mjekët, në çdo ambient të spitalit. Ministri teknik i Shëndetësisë në detyrë, nuk firmos prokurime publike të drejtpërdrejta, qoftë kjo edhe për situata emergjente.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here