Byzylykët elektronikë/ Ministria e Drejtësisë: Ja pse nuk është bërë procesi i verifikimit

0
133

Ministria e Drejtësisë ka ngritur një grup pune për procesin e verifikimit të funksionalitetit të byzylykëve elektronikë, të cilët përdoreshin për të dënuarit në arrest shtëpie. Edhe pse sot ishte parashikuar që të kryhej ky proces verifikimi, testimi nuk u bë i mundur.

Ministria e Drejtësisë ka sqaruar edhe arsyet se pse ky testim i pajisjeve nuk u zhvillua sot.

Sqarimi publik i Ministrisë së Drejtësisë:

Në vijim të procesit të ditës së djeshme për marrjen nën ruajtje të byzylykëve elektronikë pranë Ministrisë së Drejtësisë‎, sot sipas procesverbaleve të nenshkruara midis kompanisë dhe grupit të punës në

Ministrinë e Drejtësisë, do të duhej të kryhej procesi i verifikimit të funksionaliteteve të pajisjeve, me qëllim përfundimin e procesit të marrjes së tyre në dorëzim.

Fillimisht u ra dakord që procesi sot të fillonte në orën 9.00. Përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën. Për këtë arsye, grupi i punës rinjoftoi kompaninë që procesi do fillonte në orën 16.00. Edhe në orarin e ri përfaqësuesit e kompanisë nuk u paraqitën.

Grupi i punës ka vendosur që të bëjë testin e njërës prej pajisjeve për të parë funksionalitetin. Në varësi të këtij testimi, do të njoftohen edhe masat ligjore që do të marrë Ministria e Drejtësisë mbi këtë çështje.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here