Alarmante/ “Pas thatësirës, Shqipëria rrezikohet nga tërmete si i vitit ’67”

0

Pas thatësirës së madhe Shqipëria rrezikohet nga tërmetet, madje tërmete të fuqishme si ai i vitit 1967. Alarmi është ngritur sot nga kreu i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi gjatë një konference për shtyp, ku sqaroi se tërmete si ai i 1967 përsëriten një herë në 50 vjet.

 

 

“Pas një vere të nxehtë lind një problem i rrezikshëm së pari do të kemi parasysh që periudha e ripërtëritjeve të tërmeteve është me kohë dhe limite të përcaktuara. Duke llogaritur tërmetet e vitit 67 në periudhën e kthimit një herë në 50 vite, ne përkojmë me rrezikshmërinë e lartë të tërmeteve në Shqipëri në të dy korridoret Elbasan, Tiranë, Shkodër, Dibër , Korçë, etj”, tha Prençi.

Duke apeluar për të qenë sa më të kujdesshëm, Prençi shtoi se: “Kanë nisur lëkundjet e para në rajonin e Elbasanit, kryesisht në Qukës. Do t’i lutemi Zotit të mos ketë pasoja por ne duhet të jemi të përgatitur sepse ekziston rreziku i tërmeteve në 2017 dhe në fillim të 2018 siç parashikohet dhe nga Gjeoshkenca”.

Kujtojmë se 30 nëntor 1967 u përshi nga tërmetet zona Dibër-Librazhd, duke shkatërruar 177 fshatra, ku gjetën vdekjen 12 vetë dhe 174 të tjerë u plagosen. Karakteristike e këtij tërmeti është thyerja e tokës me gjatësi mbi 10 kilometra e zhvendosja vertikale e dheut deri në 50 centimetra.

Lini nje pergjigje