Berisha: Kushërira e qeverisë ndërtim antiligjor, shikoni çfarë ndodh në Korçë

0
237

Ish-kryeministri Sali Berisha ka publikuar sot mesazhin e një qytetari dixhital që denoncon një ndërtim antiligjor në Korçë që sipas tij po bëhet nga kushërira e kryetarit të Bashkisë Korçë, Sotiraq Filo.

 

 

Sipas denoncuesit, zonja në fjalë, sipas tij Tamara Marashi ka zaptuar një pjesë pa leje poshtë ballkoneve dhe ka bere kënd për fëmijët e kopshtit.

Për më tepër ai thotë se kjo zonjë, gëzon mbështetje jo vetëm me bashki por edhe ne pushtetarë te tjerë. Berisha shkruan se shteti hesht.

STATUSI I BERISHËS
Shikoni çfarë ndodh në Korçë, në shtetin e…Noriegës!
Qytetarja dixhitale denoncon:
Ndërtimin me absurd por dhe antiligjor qe mund te keni pare nga kushërira e qeverise dhe heshtja e plote e shtetit te…. Noriegës para këtij akti!
Lexoni mesazhin dhe shikoni fotografitë e këtij përçudnimi! sb
“Përshëndetje, z.Sali dhe jam duke dërguar disa foto ku unë si qytetare jam dhunuar personalisht jo vetëm me fyerje por edhe ne pronën time nga një qytetare Tamara Marashi, kushërirë e pare e kryetarit te bashkisë Korçë. Shikojeni dhe vete sesi ka ngritur oxhak personal për kopshtin e saj privat ne ballkonin tim. As bashkia e sa policia e qytetit Korçë s’jep zgjidhje. Le për fyerjet ato duhet ti mbaj ne kurriz e mbase për policinë e këtij qyteti qe me shume mbron kriminelin dhe meritoj. Ju kam dërguar e një foto tjetër ku po kjo zonje ka zaptuar një pjese pa leje poshtë ballkoneve dhe ka bere kënd për fëmijët e kopshtit Ata fëmije çdo moment janë te rrezikuar nga hedhje me ose pa dashje e objekteve. Po kjo zonje ,e cila gëzon mbështetje, jo vetëm me bashki por edhe ne pushtetarë te tjerë, para dy muajsh me ka dërmuar e copëtuar makinën ne prone te përbashkët. Kjo zonje ka vepruar e nuk dënohet për krimet e saj, sepse mbrohet nga një sere institucionesh si bashki e polici e prokurori e cila ka tre muaj qe nuk me thërret te marre deponimin tim. Ju mund ta bëni e publike, jo vetëm për tu dëgjuar ky veprim, por edhe për ti bere jehone faktit qe besoj është fenomen dhe ndodh tek shume njerëz te ndershëm e pambrojtje. Policia, shteti mbron kriminelin dhe i miri është çdo kohe i kërcënuar”

ndertimi korce (1)

ndertimi korce (2)

ndertimi korce (3)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here