Ushqimet që eleminojnë dhe parandalojnë aknet

0
128

Për një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje, duke fillur që me mënyrën se si ushqehemi. Për të zvogëluar inflamacionet në lëkurën tuaj, ju propozojmë këto ushqime për ti bërë pjesë të dietës tuaj të përditshme.

Për një fytyrë të bukur dhe lëkurë të pastër duhet shumë përkujdesje, duke fillur që me mënyrën se si ushqehemi. Për të zvogëluar inflamacionet në lëkurën tuaj, ju propozojmë këto ushqime për ti bërë pjesë të dietës tuaj të përditshme.

Uji

Ai është konsideruar ushqyesi më i mirë i lëkurës. Jo vetëm e hidraton, por gjithashtu siguron atë me një sasi të mirë të oksigjenit.

Oriz kaf

Orizi është një burim i pasur i vitaminës B, proteina, magnez dhe disa antioksidantë. Për puçrra fytyre, vitamina B ndihmon në rregullimin e niveleve të hormoneve.

Hudhra

Është një superushqim që ndihmon luftën ndaj inflamacioneve, vret bakteret e dëmshme dhe viruset me të cilat lufton trupi juaj.

Brokoli

Është i përsosur për pastrimin e lëkurës. Përmban vitamina A, B kompleks, C, E dhe K. Këto antioksidantë ndihmojnë me shkëlqim lëkurën tuaj.

Avokado

Është e pasur me vitaminë E, e quajtur si vitaminë e lëkurës. Avokado është gjithashtu një burim i mirë i vitaminës C, e cila mund të zvogëlojë inflamacion të lëkurës.

Peshk

Një burim shumë i mirë i omega-3 dhe acideve yndyrore. Sardelet dhe salmoni janë shumë të mira për lëkurën.

Arra

Mangësitë në minerale të tilla si zink dhe selen janë të lidhura me puçrrat në fytyre. Shumica e arrave përmbajnë selen, vitaminë E, bakër, magnez, mangan, kalium, kalcium dhe hekur, të cilat janë esenciale për lëkurë të shëndetshme.

Kopër

Nëse jeni duke kërkuar për një pastrues natyral të lëkurës, hani kopër. Përmirëson tretjen, redukton enjtjen dhe ndikon në reduktimin e lëngjeve të tepërta dhe toksinave në lëkurën tuaj.

Çaj jeshil

Pini çaj të gjelbër gjatë gjithë ditës, dhe aplikoheni në në zonat e me puçrra për 10-15 minuta.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here