Surprizat e motit, ulen temperaturat. Ja zonat ku do bjerë shi

0
138

Pjesa më e madhe e territorit shqiptar do të dominohet nga moti i kthjellët dhe vranësira ku më të dukshme do të jenë në zonat veriore duke rrezikuar shira lokal në ekstremin verior.

Edhe pasditja do të vijojë në ndikimin e motit të kthjellet dhe temperaturave të larta në ultësirën perëndimore por me kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare paraqitet moti për zonat malore lindore.

Sipas MeteoAlb, temperaturave të ajrit nuk do të pësojnë ndryshime gjatë orëve të mëngjesit por mesdita do të sjellë një rritje të lehte të tyre.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare si në tokë dhe në det duke arritur shpejtësinë 30 km/h nga drejtimi verior- veriperëndimor, për pasojë në brigjet detare do të gjenerohet dallgëzim mbi 1 ballë.

Europa

Pjesa më e madhe e kontinentit Evropian do të dominohet nga moti i kthjellët dhe temperatura të larta, si pasojë e masave ajrore me origjinë Afrikane që ka përfshirë kontinentin.

Përjashtim bëjnë vetëm: Ishujt Britanike si edhe disa zona përreth Alpeve të cilat do të dominohen nga vranësira dhe shira të përkohshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here