Humbja e 300 byzylykëve, Ministria e Drejtësisë kërkon hetim nga Prokuroria

0

Ministria e Drejtësisë i është drejtuar Prokurorisë duke kërkuar hetimin e rastit të zhdukjes së 300 byzylykëve nëse ka shkelje penale. Ndërkohë që ka nisur hetimi për mënyrën si është proceduar me tenderin dhe për shkelje të ligjit nga grupi i specialistëve të shërbimit të provës, por edhe të Ministrisë së Drejtësisë, që kanë firmosur dokumentin e datës 11 prill për dorëzimin e 300 byzylykëve, tek bashkimi i operatorëve.
Aktualisht janë 79 persona me mbikëqyrje elektronike, por nga 300 byzylykët me vlerë 2 milionë euro, që kushtoi tenderi, 82 prej tyre janë të dëmtuar.

Loading...

Ndërkohë që nuk jepet asnjë informacion se ku ndodhen 82 byzylykët që janë dëmtuar. Ministria e Drejtësisë u kishte lënë tre kompanive që prodhuan 300 byzylykë të mbikëqyrjes elektronike me vlerë 2 milionë euro 5 ditë afat për t’i kthyer ato pranë këtij institucioni, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Loading...

Lini nje pergjigje