Angli/ 17 burg për shqiptarin. Ja sa miliona vlente droga e futur prej tij në ishull. Emri

0
231

Një trafikant shqiptar droge është dënuar me 17 vite burg nga një gjykatë britanike. Bëhet fjalë për Kloadan Copja një shqiptar që u kap nga Policia Metropolitane pas zbulimit të një rrjeti të shpërndarjes së kokainës në Britani nga Prilli i 2013 deri në Korrik të 2015.

30-vjeçari Klodian Copja u dënua në 4gusht nga Kingston Croën Court, pasi u shpall fajtor për 3 akuza, atë të shpërndarjes së drogës së Klasit A, të Klasit C dhe të importit të drogës së Klasit A. Met (Polici Metropolitane), në bashkëpunim me një numër të madh forcash të policisë nëpër Britani, zhvilloi një hetim të detajuar mbi këtë rrjet të shpërndarjes së drogës që çoi në dënimin e 42 personave me një total prej 360 vitesh heqje lirie. Në Korrik të 2013, oficerët e policisë së Met ndaluan korrierët e 30- vjeçarit Copja, me një sasi prej 11 kilogramë kokainë, 6.5 kilogramë heroinë dhe 3 kilogramë kanabis në zonën e Earls Court të Londrës.

Ai është përgjegjës për futjen e një sasie kokaine me vlerë 60 milionë paund në perëndim të Londrës

Gjatë arrestimeve, Copja u pa duke lëvizur me makinë në shtëpinë që konsiderohej si e sigurt nga grupi, përpara se të arratisej nga Britania po atë ditë. Mes Marsit të 2014 -ës dhe Korrikut të 2014 -ës, policia zbuloi se Copja kishte punësuar një rrjet të ri korrierësh. Copja u arratis sërish nga Britania e Madhe dhe rrjeti i tij u mbyll. Hetimet zbuluan se ky rrjet kishte importuar përafërsisht 540 kilogramë kokainë, me vlerë rreth 23 milion paund, përpara se të ndaloheshin. Copja u rikthye në Britani sërish në Tetor të 2014 dhe po rindërtoi rrjetin e tij të shpërndarjes së kokainës. Përgjimet telefonike e implikonin Copjan për orkestrim të rrjetit jashtë vendit. Pasi mori vesh se bashkëpunëtori i tij ishte arrestuar, ai qëndroi në arrati deri në Mars të 2017, kur u arrestua në Greqi dhe u ekstradua drejt Britanisë së Madhe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here