Krujë/ I merrej fryma, humb jetën një tjetër i dënuar në burgun e Zaharisë

0
158

Një tjetër i dënuar ka humbur jetën. Ngjarja ka ndodhur në burgun e Zaharisë në Krujë dhe ky nuk është rasti i parë për këto muajt e fundit të vdekjeve në këtë institucion dënimi.

Burime nga policia thanë se ka humbur jetën i dënuari me inicialet I. R., 69 vjeç.

Policia bën të ditur se, fillimisht i dënuari i moshuar nuk është ndjerë mirë, duke u ankuar se kishte vështirësi në frymëmarrje.

Siç është raportuar nga burgu i Zaharisë, i dënuari është dërguar me urgjencë për në spitalin e Krujës, por nuk ka mundur që të mbijetojë.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm rreth orës 04:00 në burgun e Zaharisë.

Kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here