Byzylykët/ Akuza e ministrit teknik, “shpërthejne” kompanitë: Po i bëni presion biznesit për qëllime korruptive!

0
183

Ministri i Drejtesise, Gazmend Bardhi u ka derguar nje leter kompanive private per dorezimin e “byzylykeve” elektronike per te denuarit me arrest shtepie, nderkohe qe vete bashkimi i operatoreve private thone se e kane bere kete dorezim ne respekt te kontrates.

Pas publikimt te letres nga ministri teknik, Gazmend Bardhi per mungesen e “byzylykëve” të sherbimit te proves, ka reaguar kompania si bashkim operatori e cila publikon kthim-pergjigjen drejtuar ministrit te Drejtesise duke informuar se mbas ketij momenti “ka njoftuar titullarin e autoritetit kontraktor se po vihet ne rrezik vazhdimesia e kontrates per shkak te presioneve te ushtruara nga ministri per qellime te kundraligjeshme”. Mbas tentatives se ministrit per te takuar perfaqesues te kompanise edhe pse kontrata vazhdon normalisht, eshte kerkuar zyrtarisht dorezimi i nje malli te dorezuar sipas afateve te kontrates kohe me pare.

Ne shkresen qe po publikojme, Bashkimi i operatoreve ekonomikë ka sqaruar nder te tjera se: Kerkesa “Per permbushje detyrimi” i cili eshtë permbushur njehere dhe provohet me dokumentacionin perkates, është e kundraligjeshme.

“Çdo kerkesë që ka si qëllim vendosjen nen presion të bashkimit të operatoreve ekonomik, per nje punë/mall apo sherbim të marrë njëhërë në dorëzim tregon hapur vullnetin tuaj per vendosjen e ketij bashkim operatoresh nën presion për qellime korruptive dhe aspak ligjore”, thuhet ne letren e kompanise private.
Ne kundershtim te hapur me ligjin ministri edhe pse jo nen cilesise e titullarit te autoritetit kontraktor kerkon dorezimin dhe vleresimin e nje malli te dorezuar dhe paguar njekohesisht. Per sa i perket Administrimit te paisjeve nga kompania ky eshte nje proces pune normale për sa kohë që procesin e administrimit, montimit, konfigurimit dhe mirëmbajtjes së sistemit, paisjeve dhe gjithcka që lidhet me objektin e kontratës së prokurimit realizohet nga bashkimi i operatorëve ekonomik sipas termave të kontratës dhe dokumetacionit standard te tenderit për një periudh 4 vjet e 1 muaj bazuar edhe ne nenin 11 te kontrates. Keto reagime mediatike nuk jane aspak serioze per vet ministrine e drejtesise si institucion qe prezumohet se njeh ligjet dhe aktet nenligjore. Krijimi i problematikave artificile dhe aq me teper berja e tyre publike duke disinformuar opinonin publik eshte tentativ per cenimin e besueshmerise se kompanive tona,per te cilat ne do te marim te gjitha masat e nevojshme ligjore. Nuk do te vijojme me publikimin e cdo shkrese drejtuar autoriteteve kompetente,pasi kjo do te ishte e lodhshme per opinionin publik, por ju sigurojme se cdo shpifje/apo tentativa per te demtuar padrejtesisht interesat legjitime te kompanive tona do te marr pergjigjen e merituar.

LETRA E PLOTE DREJTUAR GAZMEND BARDHIT

Nr. prot Datë 31.07.2017
Lenda: Kthim pergjigje kerkeses se Ministrit të Drejtesisë prot. 4716, datë 27.07.2017

Drejtuar : Ministrit te Drejtesisë

Z. Gazment BARDHI
Z. Bardhi,

Lidhur me kerkesën tuaj nr 4716, datë 27.07.2017, administruar pranë nesh me nr. Prot….., ju bejmë me dije se:

Bashkimi i operatoreve ekonomik “…” sh.p.k “…” sh.p.k dhe “…” sh.p.k ka lidhur kotraten nr 8383/10, datë 21.02.2017 “ Permiresimi i sistemit të mbikqyrjes elektronike ne fushen penale”. Kjo kontratë ka nje afat 4 vjecar duke perfshire në termat e saj permiresimin, zhvillimin dhe mirembajtjen e sistemit elektronik ne fushen penale.

Brenda afateve ligjore ne perputhje të plotë me termat e kontratës, ky bashkim operatori ka realizuar dorëzimin e 300 byrzylyqeve elektronik, nje system akses kontrolli, 10 copë sistem kamera sigurie si dhe ka realizuar gjithë procesin e permirësimit dhe zhvillimit të sistemit elektronik në fushën penle.

Grupi monitorimit të kontratës objekt prokurimit, ngritur me urdhërin e titullarit të autoritetit kontrator Ministria e Drejtësisë, bazuar në nenin 77 e vijues të VKM nr. 914, datë 29.12. 2014, i ndryshuar, ka marr në dorëzim të gjithë sasinë e mallit objekt prokurimit si dhe elementet e tjerë të kontratës në përputhje me detyrimet kontratuale, të marr përsipër nga operatorët ekonomik gjatë zhvillimit të procedurës së prokurimit publik me ketë autoritet kontraktor. Sasia prej 300 byrzylykë elektronik është marrë në dorëzim nga grupi monitorimi të kontratës në sasinë dhe cilësinë e kerkuar ne termat duke u evidentuar dhe pranuar plotësisht nga ky institucion.

Pra procesi i marrjes në dorëzim është realizuar njëhere nga Ministria e Drejtësisë në përputhje të plotë me ligjin. Bashkëlidhur ju vëm në dispozicion procesverbalet përkatëse ku pasqyrohen të gjitha fazat e marrjes në dorëzim të objektit të prokurimit në përputhje të plotë me termat e kontratës , nje kopje e plotë e kësaj praktike prezumohet se ndodhet pranë institucionit tuaj ne Drejtorinë e Finances.

Ju kujtojnë se, kjo kontratë përfshinë një proces të gjatë përmisimi të mbikqyrjes elektronike si dhe mirëmbajtjes së këtij sistemi, njekohësisht bashkimi i operatorëve ekonomik në bashkëpunim me Autoritetin Kontraktor si dhe me Drejtorinë e Shërbimit të Provës realizon procesin e vendosje së byrzylykëve elektronik për cdo të dënuar nga ana e gjykatave penale në shërbim prove.

Byrzylyqet janë marrë në dorëzim nga ana e autoritetet kontraktor Ministria e Drejtesisë. Ne si operator ekonomik nuk kemi asnje akt qe keto byrzylyqe kanë kaluar në administrim tek Drejtoria e Sherbimit të Provës. Administrimi i këtyre paisjeve nga ana e bashkimit të operatorëve ekonomik është proces normal i ndegociuar me qëllim të realizimit me sukses të kontratës shumë vjecare.

Gjithë procesi konsiderohet i mbyllur në përputhje të plotë me detyrimet kontratuale dhe kërkesa juaj për dorëzimin e paisjeve të dorëzuara njehere eshtë abusive dhe në kundështim me ligjin .

Ligji nr. 9643, datë 20.11.2006, “Për prokurimin publik” i ndryshuar, neni 60 paragrafi 3 percakton se : “Pa cenuar dispozitat e këtij ligji dhe ndonjë dispozitë tjetër të zbatueshme nga autoriteti kontraktor, kontratat e prokurimit rregullohen nga dispozitat e Kodit Civil” Si dhe kreu IX I VKM nr. 914, datë 29.12. 2014 “Për miratimin e rregullave të prokurimit publik” i ndryshuar, rregullojnë në mënyrë eksplicide keto mardhenie kontraktimi dhe zbatimin e kontratës duke perfshirë dhe penalitetet perkatëse në rast deshtimi të kontratës.

Sa mësipër, bashkimi i operatorëve elektronik ka permbushur këte detyrim kontratual dhe njheresh ka përfituar nga e drejta për tu paguar sipas kushteve dhe detyrimeve kontraktuale të realizuara.

Kerkesa “ Per permbushje detyrimi” i cili eshtë permbushur njehere dhe provohet me dokumentacionin perkates, është e kundraligjeshme. Cdo kerkesë që ka si qëllim vendosjen nen presion të bashkimit të operatoreve ekonomik, per nje punë/mall apo sherbim të marrë njëhërë në dorëzim tregon hapur vullnetin tuaj per vendosjen e ketij bashkim operatoresh nën presion për qellime korruptive dhe aspak ligjore.

Kujtojmë se, cdo ndryshim i procesit të realizimit të kontratës, dhe menyrës së operimit midis bashkimit të operatoreve ekonomik dhe autoritetit kontraktor duhet të negociohet në përputhje të plotë me legjislacionin e prokurimit publik, me qëllim që ti sherbeje sa me mirë realizimit të kontratës dhe procesit të monitorimit, instalimit të byrzylyqeve tek të denuarit, njeheresh pa cenuar interesat ligjor të bashkimit të operatoreve ekonomik.
Duke ju falenderuar për bashkëpunimin.

 

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here