Ahmetaj: Ekonomia shqiptare, sërish notë pozitive nga Moody’s dhe Standard and Poor’s

1

Ministri i Financave, Arben Ahmetaj, theksoi sot se “ekonomia shqiptare ka marrë sërish notë pozitive nga dy agjencitë prestigjioze të vlerësimit të riskut të kreditit të ekonomive në të gjithë botën, Moody’s dhe Standard and Poor’s”.

 

 

Në një postim në rrjetin social Facebook, shkruan se “se këto dy agjenci kanë konfirmuar vlerësimin e tyre pozitiv me parashikim të qëndrueshëm për ekonominë shqiptare, duke u bazuar në arritjet e shënuara në drejtim të konsolidimit fiskal, trajektoren rënëse të borxhit publik, progresin e reformave strukturore dhe përshpejtimin e rritjes ekonomike”.

“Disiplina fiskale është ruajtur gjatë ciklit elektoral dhe Moody’s parashikon uljen e mëtejshme të defiçitit në 2017-2018, mbështetur nga mirë menaxhimi i shpenzimeve publike, përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave dhe reduktimi i pagesave të lidhura me energjinë në reflektim të reformës në sektor. Rritja ekonomike pritet të pershpejtohet, ndërsa avancimi i procesit te integrimit do të ndihmojë në përmirësimin e klimës së biznesit dhe konvergjencën e të ardhurave me rajonin”, citon raporti.

Për S&P vlerësimi B+/B, reflekton progresin e qëndrueshëm të vendit në drejtim te konsolidimit fiskal, pavarësisht tensioneve politike para zgjedhjeve, mbështetur nga rritja e qëndrueshme ekonomike dhe progresi i reformave. Rritja e të ardhurave ka qenë solide, ndërsa në kahun e shpenzimeve, vlerësohet përpjekja për mos krijimin e pagesave të prapambetura si rezultat i monitorimit të kujdesshëm.

“Zgjedhjet e qershorit, pavarësisht tensioneve para zgjedhore, treguan aftësinë e vendit për të arritur kompromisin politik. Qeveria e re e Partisë Socialiste do të garantojë vazhdimësinë e politikave dhe reformave, veçanërisht reformave strukturore, duke përforcuar përmirësimet e deritanishme në kuadrin institucional. ‎Rezultati i zgjedhjeve të 25 qershorit, do t’i mundësojë qeverisë të ecë përpara në drejtim të konsolidimit fiskal, për të cilin Shqipëria vlerësohet të ketë performancën më të mirë në grupin e vendeve të së njëjtës kategori vlerësimi””, thekon raporti.

Rritja e ekonomisë do të vazhdojë të përshpejtohet, mbështetur nga rritja e kërkesës, konsumit privat dhe investimeve. Përmirësimi i klimës së biznesit dhe forcimi i institucioneve do të ndihmojnë në tërheqjen e FDI-ve në energji, turizëm, bujqësi.Konsolidimi fiskal do të vazhdojë, me borxhin publik që pritet të arrijë në 62% e GDP dhe defiçiti ne 1% ne 2020″, vlerëson S&P.

1 Koment

Lini nje pergjigje