Partia e Gruevskit kundër ligjit: Zyrtarizimi i gjuhës shqipe shkel Kushtetutën, Zaev marionetë

0
128

Pasi qeveria e Maqedonisë e drejtuar nga Zoran Zaev i dha “OK” ligjit që e bën gjuhën shqipe zyrtare, nga partitë politike opozitare ka reaguar VMRO DPMNE e Gruevskit, e cila vlerëson se propozimi është në kundërshtim me kushtetutën dhe si i tillë kjo parti nuk do ta mbështesë.

 

 

“Mjafton të shikoni nenin 1 të Ligjit për Maqedoni dygjuhësore të cilin e propozojnë Zaevi, Hazbi Lika dhe Radmila Sheqerinska, do të shihni se ky ligj dhe ky nen bie ndesh me normat kushtetuese të Kushtetutës së RM-së. Ne nuk mundemi e as nuk guxojmë të mbështesim ligj që bie ndesh me Kushtetutën. E dyta, gjatë kohë paralajmëronim, edhe gjatë fushatës parazgjedhore edhe pas fushatës, se Zaevi është marionetë që nuk i mbron interesat nacionale të Maqedonisë, por të njëjtat i shet përmes Platformës së Tiranës, përmes Marrëveshjes me Sofjen, me qëllim që t’u ikur veprave penale që i ka bërë”, deklaroi Antonio Milloshovski, VMRO-DPMNE.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here