Ndodh në Himarë/ Turisti serb del nudo në plazh, irritohen pushuesit shqiptarë. Si e ndëshkoi pronari i hotelit (Foto)

0
407

Në Shqipëri ende nuk ka plazhe të posaçme për nudistët dhe pothuajse të gjitha janë familjare por ka nga ata turistë të huaj që nuk i respektojnë këto rregulla.

 

 

Ndaj ndodh shpesh që të shohim turistë të huaj që zhvishen në plazhet e Shqipërisë tërësisht nudo, por më së shumti janë turistet femra ato që zhvishen e shumë rrallë turistë meshkuj.

Por një turist serb në plazhin e Himarës i hoqi të gjitha në sy të publikut. Ai vuri vetëm një peshqir me përmasa sa pëllëmba e dorës në pjesën intime të trupit, duke mos e vrarë mendjen për fëmijët apo gratë që ndodheshin në çadrat shumë pranë tij.

Në plazh u ndodh gjithashtu një tjetër pushues familjar serb i cili nisi të debatonte me të dhe pasi nuk mundi të gjente gjuhën e përbashkët me patriotin e tij, u detyrua të njoftonte personelin e hotelit.

Djali i cili ka raportuar rastin për JOQ.al ka rrëfyer se vendimi i personelit ka qenë i prerë dhe i ka dëbuar menjëherë nga aty të rinjtë.

turisti serb 2

“Ngelën pa brekë këta serbët e dreqit, s’pyesin a ka fëmijë apo nëna në plazh. Fotot janë bërë në Himarë që njihet si plazh familjar më shumë.
Pasi një familjar serb debatoi me të në të njejtën gjuhë, s’ja doli dot dhe thirri personelin e hotelit për t’i hequr nga aty. U kuptua kur po flisnin anglisht dhe të dy palët po jepnin detaje drejt personelit të hotelit dhe si përfundim rezultoi me dëbimin e të rinjve nga plazhi”,shpjegon djali.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here