Mbytet 13-vjeçari në Velipojë

0
162

Një tjetër rast mbytje është shënuar në plazhet shqiptare. Një djalë i mitur është mbytur në det në rrethana ende të panjohura. Tvklan.al mëson nga burime policore se fëmija është 13 vjeç me iniciale L.I., nga Mitrovica e Kosovës.

Paraprakisht dyshohet se fëmija ka pësuar atak kardiak sapo ka hyrë në det. Në vendngjarje kanë mbërritur forcat e policisë, të cilat kanë nisur hetimet.

Trupi i pajetë i 13-vjeçarit është dërguar në morg për ekspertizë mjeko-ligjore për të zbardhur shkaqet e sakta të vdekjes.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here