Alarmi/ 152 000 të vdekur në vit në Europë nga i nxehti!

0
232

Shkencëtarët kanë paralajmëruar se vdekjet për shkak të temperaturave shumë të larta në Evropë mund të kalojnë nga 3 000 në vit që është aktualisht në 152 000 në fund të shekullit, nëse ngrohja klimatike nuk bie.

Madje 99 për qind e këtyre vdekjeve do të regjistrohen në Evropën Jugore, më e prekura nga valët e të nxehtit, sipas një studimi të kryer nga Komisioni Evropian dhe të publikuar nga revista shkencore “The Lancet Planetary Health”.
Një parashikues i “Météo-France”, Frederic Nathan shprehet se këto valë të të nxehtit vijnë për shkak të ngrohjes klimatike.
“Nëse shihni rekordet e temperaturave për Francën, shumica e tyre lidhen me temperaturat e larta, ndërsa ato që lidhen me të ftohtin po bëhen gjithnjë e më të rralla”, theksoi ai.
Javën e kaluar, shkencëtarët paralajmëruan se nxhetësia ekstreme dhe me lagështirë rrezikon të bëjë një pjesë të Azisë Jugore, ku jeton një e pesta e njerëzimit, të pabanueshme deri në fund të shekullit nëse nuk bëhet asgjë për të reduktuar gazin me efekt serrë.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here