Nuk do ta besoni/ Kujt i besojnë shqiptarët më shumë, televizorit apo radios?

0
157

Në vitin 2016, çdo teleshikues shqiptar qëndroi i shoqëruar nga televizori për të paktën 4 orë e 30 minuta në ditë, duke e klasifikuar vendin tonë mes shteteve që qëndrojnë më gjatë para ekranit.

Shifra është pothuajse 1 orë mbi mesataren europiane prej 3 orësh e 40 minutash në ditë dhe na grupon me vendet e Europës Lindore, Italinë dhe Portugalinë.

Sipas të dhënave të publikuara nga Unioni Europian i Transmetuesve, televizioni është edhe media të cilës shqiptarët i besojnë më shumë, ndryshe nga shumica e Europës, e cila informimin e konsideron më “të shenjtë” në radio.

Këtë nivel të lartë besimi tek televizioni, Shqipëria e ndan me vendet nordike, të cilat kanë të njëjtin perceptim për informacionet e transmetuara në televizione.

Nga format e tjera të informimit, shqiptarët favorizojnë besim edhe në shtypin e shkruar e në radio, por në rënie nga viti i mëparshëm.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here