Artisti i mirënjohur braktis Shqipërinë: Më vjen turp që jam bashkëkombësi juaj! Atdhe i dështuar!

0
279

Agim Hushi, një nga tenorët më me emër në Shqipëri, i ka dhënë lamtumirën përfundimtare vendit tonë për të jetuar në Austrli.

Përmes një mesazhi në profilin e tij në rrjetin social “Facebook”, tenori i mirënjohur me origjinë nga Kavaja, ka akuzuar rëndë drejtuesit e Shqipërisë që, sipas tij, janë zbardhur nga kokaina.

Postimi i plotë i Hushit:

Së fundmi rikthimi në qytetin tim, atje ku filloi karriera ime: në “Sydney Opera”!

Ndihem kaq i lumtur dhe krenar për këtë rikthim dinjitoz si qytetar australian!

Pas një viti qesharak më së fundmi erdha edhe unë te termat seriozë të realitetit të një atdheu të dështuar, që është kapur për fyti dhe po jep shpirt në duart e një kaste kriminele, ku vlerë kanë vetëm hajdutët, maskarenjtë, injorantët, baballarët tanë të kombit me hundët zbardhur nga kokaina.

Më bëtë të më vijë turp nga vetja që jam bashkëkombësi juaj!

Më dhemb që ai popull i mirë ka marrë pothuaj lehtësinë e një kopeje delesh për t’u çuar buzë greminës dhe kujtesa historike i është kthyer në një histeri politike të skajshme dhe pa asgjë që të kujton qytetërimin të cilit i përkasim,

Duke lënë pas sukseset e mëdha të një sheshi qesharak me majë dhe ujëra që rrjedhin si përrenj psiqikë të sëmurë dhe tregun e ri po ju prezantoj pamje të botës së lirë, ku emrin e kryetarit të bashkisë së një qyteti 5 milionësh s’e di askush dhe ku kryetari i shtetit mban përgjegjësi edhe për menynë e pensionistëve.

Të një shteti që po përgatitet të dërgojë së shpejti 4 banorët e parë të përjetshëm tokësorë në Mars.

Lamtumirë Shqipëri! Faleminderit Australia ime!

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here