Kejdi Mehmetaj ‘sugjerim’ Ramës: Thirri zjarret në zyrë dhe pushoji!

0

Kejdi Mehmetaj, deputetja e LSI-së, i është drejtuar me një ‘sugjerim”, Kryeministrit Edi Rama në këto ditë kur zjarret janë bërë kërcënim deri edhe për sigurinë kombëtare të vendit e megjithatë, nuk janë në fokus të shqetësimit kryesor të tij.

“Sygjerim – shkruan Mehmetaj në Fb me sarkazëm. –  Në vazhdën e mbledhjeve urgjente, me pretekst koalicionin me qytetarët, i them kryeministrit të thërrasë menjëherë zjarret në kryeministri. Përfundimi i mbledhjes të jetë: pushim i menjëhershëm nga puna i zjarreve në të gjithë Shqipërinë.  Kështu, në daljen publike të rradhës, kryeministri do e ketë gati shfajësimin edhe nëqoftëse do të jetë djegur i gjithë vendi.”

Lini nje pergjigje