“Kam mbaruar fakultetin e Ministrisë së Brendshme”, tifozët e Kukësit tallen keq me Safet Gjicin

0
536

Me emërimin e trajnerit serb, Mladen Milinokoiç në stolin e Kukësit, tifozët e ekipit i kanë dalë kundër presidentit Safet Gjici.

Në faqen e tyre në “facebook” ata kanë punlikuar një video teksa shfaqet presidenti Safet Gjici me kryebashkiakun e Kamzës Xhelal Mziu para dy viteve kur garonin për Bashkinë e Kamzës.

Në një debat “live” Gjici dhe Mziu po flisnin për projektet e tyre në fushatën elektorale dhe në një moment presidenti i Kukësit, tregon formimin e tij akademik dhe thotë: “Unë kam mbaruar fakultetin e Ministrisë së Brendshme”.

Kaq është dashur dhe ka plasur gallata në rrjetet sociale.  Tifozët shkruajnë në videon e postuar: “Kur babai i saj të pyet çfarë fakulteti ke mbaruar, por ti ke ngelur në gjimnaz…”

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here