A e dini përse familja mbretërore britanike është e detyruar që të mbajë me vete gjithmonë rroba të zeza?

0
466

Kudo që të shkojnë, Kate, William, fëmijët e tyre dhe çdo pjesëtar tjetër i familjes mbretërore britanike janë të detyruar të marrin me vete një veshje të zezë. Sipas “The Indipendant” ata duhet të jenë gjithmonë të përgatitur në rast se një anëtar i familjes ndërron jetë gjatë mungesës së tyre. Me një veshje të zezë në valixhe, ata gjithashtu janë të përgatitur edhe për raste të tjera për shembull nëse në vendin e tyre ka ndodhur një fatkeqësi.

Kjo politike ndiqet për secilin pjesëtar që largohet nga vendi për një udhëtim ndërkombëtar. Në vitin 1952, Mbretëresha Elizabeth II nuk kishte me vete një veshje të zezë kur mësoi për vdekjen e të atit George VI, ndërkohë që ndodhej në Kenya me princin Philip. Për këtë arsye asaj ju desh të priste në avion derisa t’i çonin një fustan të zi para se të zbriste shkallët.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here