Shkëmbim zjarri mes policisë dhe grupit kriminal në “Don Bosko”, një i plagosur (Foto)

0
184

Detaje të reja kanë dalë në dritë për aksionin anti-drogë të zhvilluar mbrëmjen e sotme në zonën e “Don Boskos” në kryeqytet. Mësohet se në një rrugicë të ngushtë në këtë zonë ka patur shkëmbim zjarri mes policisë dhe grupit kriminal.

Fillimisht policia i ka bërë shenjë të ndalojë një makine, por drejtuesi i mjetit nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohet.
Vetëm pak çaste më pas ai është ndaluar nga policia, pasi makina e tij është përplasur me atë të agjentëve të anti-drogës.
Mësohet se nga shkëmbimi i zjarrit ka mbetur i plagosur drejtuesi i mjetit, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur, por dyshohet se është person me precedentë penale për trafik lëndësh narkotike.
I plagosuri është dërguar në spitalin e Traumës në kryeqytet ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Policia ka bërë të mundur sekuestrimin e një sasie lënde narkotike.
Sakaq, vijon aksioni anti-drogë i policisë.
(BalkanWeb)

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here