BSH publikon statistikat/ Kompanitë shqiptare thyejnë rekordin historik, investuan 68 mln euro jashtë

1

Kompanitë shqiptare investuan 68 milionë euro jashtë Shqipërisë në vitin 2016, çka përbën një rekord historik. Shifra është bërë publike nga banka e Shqipërisë në buletinin zyrtar të statistikave. Sipas BSH, krahasuar me një vit më parë investimet e bizneseve shqiptare jashtë Shqipërisë u rritën me më shumë se dy herë.

Loading...

Banka nuk jep të dhëna të hollësishme se në cilat vende kanë investuar paratë kompanitë shqiptare, por rritja e fortë e investimeve jashtë shtetit, në një kohë që Shqipëria është vend në zhvillim, tregon se kompanitë shqiptare perceptojnë një klimë të ashpër biznesi në vend.

Sipërmarrjet e sektorit real nuk janë të vetmet që po priren të shohin mundësi biznesi jashtë Shqipërisë. Edhe në sistemin financiar, vitet e fundit ka ndodhur i njëjti fitim.

Për shkak të pasigurisë që perceptojnë në tregun e brendshëm, bankat shqiptare kanë invstuar mbi 3 miliardë euro jashtë Shqipërisë, në formën e depozitave, letrave me vlerë të qeverive të huaja, por edhe kredive të drejtëpërdrejta për bizneset e vendeve fqinje.

Sipas Bankës së Shqipërisë, në qershor të këtij viti, kredia që bankat shqiptare kanë dhënë për bizneset jashtë Shqipërisë arriti në 97 miliardë lekë ose rreth 730 milionë euro. Kjo është sa 7 për qind e Prodhimit të Përgjithshëm Kombëtar dhe shifra ka ardhur në rritje nga viti në vit.

Sipas ekspertëve, ikja e kapitaleve jashtë reflekton nivelin e lartë të riskut në ekonominë shqiptare, por edhe situatën e vështirë ekonomike. Për shkak të krizës, biznesi e ka të vështirë të gjenerojë fitime në Shqipëri, ndaj duket se ka po kërkon mundësi të reja jashtë kufijve.

Por investimet e kompanive shqiptare jashtë janë humbje për ekonominë shqiptare, pasi këto para në vend që të hapin vende të reja pune dhe të rrisin prodhimin e brendshëm, krijojnë vlerë të shtuar në ekonomitë e tjera.

Image

Loading...

1 Koment

  1. skeni pare gje akoma ??!!!
    Kush eshte problemi ktu??
    Si do ti transferojne fondet publike te vjedhura dhe evazionin fiskal, perveçse me “Investime” ??

Lini nje pergjigje