Zgjati vetëm 10 ditë. Donald Trump largon drejtorin e sapoemëruar të komunikimit

0
154

Nuk i ka zgjatur shumë detyra. Anthony Scaramucci është larguar nga detyra e Drejtorit të Komunikimit në Shtëpinë e Bardhë vetëm 10 ditë pasi ishte emëruar nga presidenti Donald Trump.

Është Nju Jork Times që e ka bërë publik lajmin për largimin e tij. Veç pak më shumë se një javë më parë Scaramucci mori detyrën, duke sjellë edhe dorëheqjen e ish-sekretarit të shtypit, Sean Spicer.

Nga ana tjetër presidenti amerikan Donald Trump ka hedhur poshtë akuzat për kaos në Shtëpinë e Bardhë.

Në komentet e bëra sot në Twitter, Presidenti Trump shkruante se tregu i aksioneve është në nivele të papara, shifrat ekonomike janë më të mirat, papunësia është më e ulta në 17 vjet, pagat po rriten dhe kufiri është i sigurtë. “Në Shtëpinë e Bardhë nuk ka kaos,” shkruante ai.

Komentet e zotit Trump u bënë në prag të betimit të shefit të tij të ri të kabinetit, gjeneralit në pension John Kelly, i cili mori detyrën që deri tani mbahej nga Reince Priebus.

Në takimin me shefin e ri të kabinetit, Presidenti Trump tha se zoti Kelly do të bëjë “një punë spektakolare” në detyrën e re.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here