VIDEO/ Raporti i Task-Forcës për kanabisin, vjen reagimi i parë nga LSI: Vendi është i kapur nga Rama

0

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Brahimllari në një konferencë për shtyp ka akuzuar sot kryeministrin Edi Rama se po kap sistemin e drejtësisë. Reagimi i tij vjen menjëherë pas vendimit të sotëm të Kolegjit zgjedhor për këshilltarin bashkiak. Brahimllari u shpreh se LSI është e vendosur se do të bëjë opozitë frontale ndaj këtij regjimi të neveritshëm, kjo është politika e pashpresë e Ramës.

Reagimi i tij vjen menjëherë pas raportit të Parë të Task Forcës kundër kanabisit
Loading...

Vendimi i sotëm i Kolegjit zgjedhor për këshilltarin bashkiak që i takon ligjërisht LSI tregon se Rama kërkon të kontrollojë cdo pushtet në Shqipëri, pushtetin lokal dhe atë të drejtësisë që ka kohë që përpiqet ta kontrollojë. Shqiptarët tani do shikojnë se pas tepsisë Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Do ta shikoni që pas tepsisë, Rama do shtrohet këmbëkryq edhe në drejtësi. Vendimi i sotëm tregoi se i gjithë sistemi është i kapur nga Edi Rama. LSI është evendosur për të bërë opozitë frontale ndaj këtij regjimi që tregon kapjen e sistemit të drejtësisë. Kryeministri po e çon Shqipërinë në udhqëkryq”, – tha ai.

Kandidatja nga lista shumëemërore e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Lindita Veliasi, paraqiti padi pranë Kolegjit Zgjedhor, duke kontestuar vendimin përmes të cilit Komisioni Qendror i Zgjedhjeve i kaloi mandatin Genta Mezinit.

 

 

Loading...

Lini nje pergjigje