U kap ‘mat’ me të dashurin, flet psikologia: Çfarë më tregoi vajza dhe kërcënimet me jetë nga familja e burrit të Lule Nacajt

0
562

Psikologia Mimoza Gjurkaj që vlerësoi gjendjen e dy fëmijëve të mitur të Lule dhe Peri Nacajt tregon arsyet pse ka gjykuar që fëmijët të qëndrojnë me nënën

Ajo ka treguar me detaje se çfarë ka dëshmuar vajza dhe veçon rastin e ngacmimit të saj nga një 87-vjeçar nun në familjen e tyre.

“Vajza është shprehur për disa gjëra të vogla, më ka thënë s’kam dëshirë të flas. Më ka treguar një rast për një 87-vjecar që e ka ngacmuar, nun në familjen e tyre. Por janë gjëra të vogla. Mendoj që fëmijët janë të ngarkuar psikologjiskisht dhe kanë nevojë për rehabilitim”,- ka thënë ajo.

Psikologia tregon dhe një rast kur i ka kërkaur të atit të vajzës të komunikojë me të bijën.

“Vajza ishte e qetë në komunikim me të atin. I thoshte: Mami ka bërë gabime, por unë e kam falur babi. Do ma premtosh që do na marrësh në Amerikë të dyjave? Ai i tha: Po”.

“Në 22 qershor kam marrë çështjen nga Gjykata e Shkodrës, isha e treta psikologe për të vlerësuar fëmijët. Gjyshja e fëmijëve, nëna e Lulës qante gjatë gjithë kohës, thoshte se kemi frikë mos na i marrin. I kemi takuar edhe në kontakt me hallën e gjyshërit. Në ato moment fëmijët ishin gjatë gjithë kohës së impresionuar, i shikonin në sy të gjithë. Kur ishin me të gjithë pjestarët u refuzua takimi i fëmijëve me nënën, u refuzua se ata i kishin thënë se nëna ka bërë gabime, e ka futur burrin e huaj në shtëpi. Po të shikohen vizatimet e vajzës së mitur ajo vizaton gjithë kohën nënën e saj. Kam parë dhe vlerësuar që ata kishin afeksion me nënën”,- sqaroi psikologia.

Psikologia deklaroi ndër të tjera se ka marrë kërcënime nga Peri Nacaj, bashkëshorti i Lulës për kujdestarinë e fëmijëve.

“Më ka dërguar sms, më ka akuzuar që unë kam qënë bashkëfajtore në marrjen e fëmijëve, më ka kërcënuar edhe motra e tij. Unë kam parë vetëm atashimin prind-fëmijë. Ai më ka dërguar vazhdiisht sms dhe fyerje pafund, më ka kërcënuar me jetë”,- sqaroi ajo.

Duke folur për vendimin që ka marrë, psikologia shton se: “Nuk ka ligj që ia jep kujdestarinë e fëmijëve një babai që rri në Amerikë, kur nëna është këtu”.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here