Lezhë/ Porti i Shëngjinit nominohet për Çmimin Evropian të Biznesit…

0
161

Në natën evropiane të ndarjes së çmimeve në rresht me bizneset e tjera evropiane do të jetë edhe Porti i Shëngjinit i cili u përzgjodh si një “Histori Frymëzuese Suksesi”.

Ngjitja në podiumin dhe vendoja e tij në rrjetin e bizneseve evropiane, siç e përshkruan edhe ftesa zyrtare e ceromonisë, është falë angazhimit dhe përpjekjeve të vazhdueshme e të suksesshme të drejtorit të përgjithshëm z. Gjovalin Tushaj, i cili do të marrë edhe çertifikatën e çmimit në mbrëmjen Gala që do të organizohet në Kanë.

Për lexuesin po paraqesim dokumentin e ftesës dhe të vlerësimit për z. Tushaj nga Komiteti Sokrates (të shqipëruar).

Gjovalin Tushaj

Drejtor i Përgjithshëm

Porti Shëngjin, Shqipëri

Është kënaqësi për mua t’Ju drejtohem në emër të Festivalit Ndërkombëtar të Triumfit të Biznesit dhe Natës Evropiane të Çmimeve, të Komitetit të Nominimeve Sokrates edhe të bordit redaktues Almanak. Ne do të donin të shprehnim vlerësimin tonë për standartet e larta të kompanisë, menaxhimit efektiv, implementimit të inovacioneve, po asht edhe për proceset efektive të biznesit.

Ne kemi kënaqësi t’Ju ftojmë, si prijësin e kësaj kompanie rajonale e cila ka performuar mirë dhe me efektivitet, vizion e lidership, inovacion, krijimtari, profesionalizëm dhe aftësi të shkëlqyera manaxheriale që të merrni pjesë në Festivalin Ndërkombëtar të Triumfit të Biznesit dhe në Natën Evropiane të Çmimeve që do të mbahet më 6-7 Tetor 2017 në kryeqytetin e festivaleve të botës –Kanë.

Ju mund të përaqësoni kompaninë tuaj si një “Histori Frymëzuese Suksesi” përpara anëtarëve të EBA-s, partnerëve dhe t’u përgjigjeni pyetjeve gjatë “Diskutimit në Panel”. Të ndjeni madhështinë e bukurinë e Bregut Blu në Kanë, Francë – kryeqytetit botëror të festivaleve! Festivali Ndërkombëtar “Triumfi i Biznesit & Nata Europiane e Ndarjes së Çmimeve” do të kryejë një organizim të profilit të lartë të marrëdhënieve Biznes-me-Biznes (B2B), të grupeve, të mjeshtrave, konferencave dhe intervistave.

Kulminacioni i Festivalit – Nata Evropiane e Ndarjes së Çmimeve do t’i kushtohet nderimit të drejtuesve të bizneseve më të suksesshme rajonale dhe kompanive të tyre. Komiteti Sokrates e ka nominuar kompaninë tuaj për çmimin prestigjioz ndërkombëtar të cilësi dhe sferës se menaxhimit – “Ndërmarrja më e Mirë Rajonale”. Kjo është mirënjohja për reputacioni tuaj të shkëlqyer në biznes, menaxhimit efektiv, zhvillimit të vazhdueshëm të kompanisë. Drejtuesit të kompanisëdo t’i jepet titulli “Manaxheri më i Mirë i Vitit” bashkë me çertifikatën personale.

Kompania juaj u përzgjodh si rezultat i rankimit mbi bazën e këtyre kritereve: thithje e investimeve, teknologji e lartë dhe cilësi, staf profesional dhe metodave moderne të menaxhimit. Puna kërkimore është kryer nga qendra analitike e Komitetit të Nominimit Sokrates (Oksford, Angli) me synimin e përzgjedhjes së kompanive të suksesshme e dinamike që i bashkohen komunitetit ndërkombëtar të bizneseve e që përfitojnë prej mbështetjes së tyre të veçantë dhe promovimit të investimeve.

Pjesëmarrja juaj është shumë e rëndësishme për ne, ndaj ju kemi caktuar një koordinator personal që do t’Ju asistojë me regjistrimin e nominimit dhe çështjet e tjera që kanë të bëjnë me eventin.

 

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here