‘Fshesa në Shëndetësi’/ Spahia: Dështimi në Shëndetësi,patatja e nxehtë e Rilindjes së Ramës

0
175

Drejtuesi i departamentit të Emigracionit në PD, Bardh Spahia, ka reaguar ashpër pas deklaratave të bëra sot nga kryeministri Edi Rama, për shkarkimin e të gjithë drejtorëve të spitaleve në shqipëri.

Përmes një postimi në facebook, Spahia shkruan se dështimi në shëndetësi është faji i Ramës dhe i askujt tjetër.

Sipas tij Rama sot akuzoi pikërisht ata që i kishte emëruar vetë.

Ja postimi i plotë i Bardh Spahisë:

Deshtimi ne Shendetesi,patatja e nxehte e Rilindjes se Rames.

Sot ne nje shoë te shemtuar televiziv, Edi Rama i beri gjyqin publik drejtuesve dhe shefave te spitaleve.

Akuzues, fajesues, medioker, Edi Rama sot u perpoq te lante duart me rrenimin me historik qe shenon keto kater vite sistemin spitalor. Pikerisht aty ku tenderat e koncesioneve mes te cileve dhe higjena e sterilizimi, kane bere edhe me milioner qe nga Rama, ish ministri Beqja e deri tek me i fundit klient i kompanive qeveritare. Sot Rama fajesoi e akuzoi pikerisht mekembesit e tij te korrupsionit a thua se ata,i kishte emeruar PD a ndonje parti tjeter jo qeveritare. Me e pakta kjo qe ndodhi sot, ishte qesharake deri ne kufijte e absurdit politik, por edhe njerezor.Me cfare pergjegjesie e llogjike politike, akuzoi sot Rama, menaxheret kokeulur te heshtur, pa integritet, arkitekti i shkaterimit te sistemit me bazik publik kur:

1 -Fondet ne Shendetesi u keqmenaxhuan dhe u abuzuan permes koncesioneve te MSh, fantazem, te mbyllura vetem me praktikat e letrave dhe zero investime ne terrenet spitalore.

2- drejtuesit dhe menaxheret militante te PS e LSI u emeruan pa konkurse

3-emerimi i mjekeve dhe infermiereve behet vetem me urdhera dhe mesazhe te ministrit, si dhe direktivave te deputeteve, precedent i padegjuar ne asnje vend te bote.

3-emerimi i mjekeve dhe infermiereve behet vetem me urdhera dhe mesazhe te ministrit, si dhe direktivave te deputeteve, precedent i padegjuar ne asnje vend te bote.

Asgje ne shtetin e 4 viteve te fundit nuk ka funksionuar pervec kultivimit dhe trafikimit te narkotikeve. Fenomen, ku shteti i drejtuar nga thonjepalari qe i denigroj edhe per mungese higjene drejtuesit e spitaleve, eshte zhytur koke e kembe.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here