VIDEO/ ‘U krijua panik në traget, ishte me 3 motora të prishur! Eci me 10 km/orë’

0

Pasagjerët e tragetit “Bridge” kanë mbërritur në Durrës mëngjesin e sotëm, pas 36 orësh udhëtim.

Loading...

Ata janë shprehur se në bordin e tragetit u përhap panik pas konstatimit të defektit dhe se kanë lundruar me shpejtësi minimale.

“Trageti ka ecur shumë ngadalë. Fëmijët u trishtuan. I thamë të na ndalonin në Kroaci, meqë ishte porti më i afërt, se shkonim vetë në Shqipëri me shpenzimet tona, por nuk na ndaluan”- shprehet njëra nga udhëtaret.

Ndërsa një tjetër pasagjer pretendon se trageti nuk ka lundruar me një, por me 3 motora të prishur.

Mërzitja, paniku, shqetësimi, lodhja dhe trishtimi i fëmijëve kanë karakterizuar 36 orët e lundrimit të 807 pasagjerëve që ishin nisur nga porti i Ankonës të premten në orën 21.34 për në portin e Durrësit.

Kanë nisur më këtë panoramë të shëmtuar pushimet e tyre në atdhe. Ndiqni për më shumë deklaratat e pasagjerëve në videon e mëposhtme.

Loading...

Lini nje pergjigje