Vdiq në maternitet bashkë me foshnjën, zbardhet ekspertiza e Aida Cajkës: Gabuan të gjithë mjekët (Video)

0
174

Pasi ka kaluar pothuajse një vit, është zbardhur ekspertiza e vdekjes së Aida Cajkës dhe foshnjës së saj. Në shtator të vitit 2016, Aida Cakja ndërroi jetë bashkë me fëmijën në maternitetin “Koço Glizheni” në Tiranë.

 

 

Sipas ekspertëve, ndaj nënës së dy fëmijëve, që ndërkohë priste të sillte një të tretë në jetë, nuk është treguar kujdesi i duhur mjekësor.

“Mjekët e neglizhuan trajtimin e shtatzënës. Cakja u transferua në tre spitale brenda 5 orëve. Gabuan mjekët në tre spitalet që 35-vjeçarja u transferua,” thanë ekspertët e Intitutit të Mjekësisë Ligjore në Tiranë.

Ndërkohë prokuroria e Tiranës ka administruar aktin e ekspertizës

Ngjarja më 16 shtator 2016

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në maternitetin “Koço Gliozheni” në Tiranë mëngjesin e sotëm ku një nënë 35-vjeçare nënë edhe e 2 fëmijëve të tjerë ka humbur jetën gjatë lindjes bashkë me foshnjën. Mësohet se viktima është shtetasja Aida Çajka, 35 vjeçe nga Paskuqani.

Gruaja kishte shkuar mbrëmjen e djeshme rreth orës 21:00 me dhimbje, por sipas familjarëve ajo është sorollatur dhe nuk i është dhënë ndihma nga mjekët. As nëna dhe as foshnja nuk kanë mundur të mbijetojnë.

Familjarët e viktimës, akuzojnë mjekët për vdekjen e saj. Ata thonë se i kanë sorollatur gjithë natën sa në urgjencën e QSUT e sa në Sanatorium derisa ajo nuk ka mundur më të rezistojë.

Trupi i 35-vjeçares tashmë është në dorë të mjeko-ligjorëve ku do t’i nënshtrohet ekspertizës për të zbuluar shkakun e vdekjes. Për ngjarjen është njoftuar edhe prokuroria. Edhe 2 oficerë janë në maternitet ku po kryejnë verifikime për mjekim të pakujdesshëm.

Rreth orës 11:00 forcat e policisë së Komisariatit numër 1 kanë shoqëruar një mjek dhe një infermier për t’i marrë në pyetje. Po kështu pritet të merren në pyetje edhe 2 infermiere që kanë qenë në turn

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here