Raporti i KLSH, Basha: 600 mln euro abuzime tjetër tregues i keqqeverisjes

0
183

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, ka reaguar ndaj publikimit të raportit të KLSH sipas të cilit 590 milion euro është vlera e dëmit të shkaktuar ndaj shtetit  nga administrata në të gjitha nivelet gjatë 6 mujorit të parë të këtij vit.
Basha thotë se ky raport është një tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.

Kryemokrati thotë se nëse Rama e ka seriozisht të nisë penalizimet nga ky raport dhe të lërë dëgjesat.

Rama: Raporti i sapo bërë publik i Kontrollit të Lartë të Shtetit shpjegon në detaje se dëmi ekonomik i shkaktuar nga keqqeverisja dhe abuzimi vetëm në dogana, tatime dhe tendera është afro 600 milionë euro. Është tjetër tregues skandaloz i një qeverisje qëllimi i vetëm i së cilës është grabitja e parave dhe pasurive të vendit.
Në shfaqjen e tij tragji-komike Edi Rama është duke bredhur në Shqipëri për t’ju kërkuar njerëzve të denoncojnë ata që abuzojnë me detyrën. Nëse e ka seriozisht le të marrë raportin e KLSH-së dhe të pushojë dhe ndjekë penalisht drejtuesit e doganave, tatimeve dhe prokurimeve, dhe ministrat e funksionarët e tjerë publikë që kanë shkaktuar këto dëme. Por kjo nuk ka për të ndodhur, sepse në fakt Edi Rama është vetë shembulli dhe kampioni i abuzimit me detyrën dhe pasuritë publike për interesat e tij dhe klientëve të tij.

Sipas raportit të tremujorit të dytë të veprimtarisë së këtij institucioni, të publikuar këto ditë, janë konstatuar parregullsi dhe shkelje financiare në të ardhurat dhe në shpenzimet e kryera, me dëm ekonomik në shumën totale prej 1.9 miliardë lekë, afërsisht 14.4 milionë euro.

Po kështu, janë zbuluar shkelje të disiplinës financiare me ndikim negativ në perfomancën e subjekteve të audituara, në shumën totale prej 76.4 miliardë lekë të reja, afërsisht 576 milionë euro, nga e cila: 564 milionë euro në fushën e të ardhurave dhe 11.5 milionë euro në fushën e shpenzimeve.

Në Tatime e Dogana rezulton një dëm ekonomik prej afro 1.1 miliardë lekësh të reja. Parregullsi dhe shkelje të natyrës financiare vihen re që nga ministritë, agjencitë, drejtoritë e deri te pushteti vendor.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here