Një tërmet i fuqishëm trondit ishullin grek

0
189

Një tërmet i fuqishëm ka goditur mbrëmjen e sotme ishullin Kos në Greqi rreth orës 20:51 me orën lokale. Mediat greke raportojnë se tërmeti ishte me magnitudë 4.4 i shkallës Rihter. Epiqendra e tërmetit ishte në zonën detare mes ishullit Kos dhe Bodrumit në Turqi.

Disa minuta më vonë, rreth orës 20:59 një tërmet i dytë më i lehtë me magnitudë 3.2 goditi sërish ishullin. Tërmetet u ndjenë në ishullin grek dhe në bregdetin turk. Fatmirësisht nuk ka raportime për të lënduar apo dëme materiale.

Kujtojmë se disa ditë më parë, një termët i fortë goditi pikërisht ishullin Kos në Greqi dhe Bodrumin në Turqi duke shkaktuar dy të vdekur dhe rreth 100 të plagosur.

Web Agency, Digital Agency, Web Development Agency

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here